Home / Sport / Giaccherini: Luajmë futbollin më të mirë në Itali

Giaccherini: Luajmë futbollin më të mirë në Itali

Mbrojtësi i Juventusit, Emanuele Giaccherini, ka deklaruar se Zonja e Vjetër është duke e luajtur futbollin më të mirë në Itali.

“Ne jemi ekipi që luan futbollin më të mirë në Itali dhe po ashtu me një formulë fituese. Ne kemi fituar nëntë dhe barazuam vetëm në një ndeshje nga dhjetë në Serie A. Është ecuri e mirë dhe unë vërtet kënaqem së luajturi këtu”.
“Ne merituam fitoren ndaj Bolonjës, edhe pse ishte vështirë. I vetmi pendim ishte që i lamë vetes të vuajmë deri në fund. Ata patën vetëm një goditje në portë dhe realizuan”, ka thënë Giaccherini.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *