Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Banesa më të lira për qytetarët

Gjorgjiev: Banesa më të lira për qytetarët

30 nëntor-Ai gjithahstu shtoi se në vitin 2013, me ndihmën e partneritetit publik privat është parashikuar të fillohet me ndërtimin e katër ndërtesave shtesë, me rreth 150 banesave, në komunat Tetovë, Koçanë, Gostivar dhe Shtip.

Me ndërtimin e 1.724 banesa përmes SHA për ndërtimin dhe ekonomizimin me hapësirat banesore dhe afariste, të cilat do të jenë me 15 deri në 20 për qind çmim më të ulët nga çmimi i tregut, Qeveria planifikon të ndikojë në zvogëlimin e çmimit të metrës katror dhe të mundësojë që qytetarët të mund të blejnë banesa më të lira.

“Qëllimi kryesor është rritja e vëllimit të banesave në anën e ofertës, që është automatikisht sjell deri në ulje të çmimit të metrës katror të banesës. Gjithashtu, me plasimin e tregut të banesave, çmimi i të cilave është më i lirë nga ajo në treg, për rreth 15-20 përqind mesatare ndikon në uljen e çmimit të metrës katror, ndërsa rezultat i kësaj qasje është banesa më lirë për qytetarët”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp, Aleksandar Gjeorgjiev, duke theksuar se Informacioni për ndërmarrjen e këtyre masave Qeveria e ka miratuar seancën e kaluar.

Ajo parashikon që numri i banesave, të cilat janë në ndërtim ose në përgatitje për ndërtim, respektivisht numri i përgjithshëm i banesave komerciale që ndërtohen në vitin 2012, të cilat do të fillohen në vitet 2013 dhe 2014 dhe do të ndërtohen deri në vitin 2015, të ndërtohen në 30 ndërtesa në territorin e mbarë shtetit.

Gjorgjiev informoi se në mënyrë shtesë, në vitin 2013 është planifikuar të fillohet me ndërtimin e 10 ndërtesave të reja me gjithsej 508 banesa komerciale. Nga ato sqaroi shtatë ndërtesa janë locuar në komunat Aerodrom, dy në Qendër dhe një në Karposh.

Ai gjithahstu shtoi se në vitin 2013, me ndihmën e partneritetit publik privat është parashikuar të fillohet me ndërtimin e katër ndërtesave shtesë, me rreth 150 banesave, në komunat Tetovë, Koçanë, Gostivar dhe Shtip.

Ndërtimi i gjithë këtyre 1.724 banesave të parashikuara në vëllim të përgjithshëm arrin 4.984.205.000 denarë ose rreth 80 milionë euro, nga të cilat për banesat, të cilat tani më janë në ndërtim janë dedikuar 23 milionë euro, për ndërtesat, të cilat do të fillojnë me ndërtim në vitin 2013, 33 milionë euro dhe për ato në vitin 2014, 24 milionë euro.

Mjetet, tha Gjorgjiev sigurohen nga burimet vetjake të SHA, me ripërtëritje gjegjësisht riinvestim.

Në procesin e ankandit, si mënyrë e shitjes së banesave mund të marrë pjesë çdo qytetar. Për pjesëmarrje ai do të duhet të ngritë dokumente adekuate dhe të thekojë për cilën banesë në cilin lokalitet është i interesuar. Në ankand pjesëmarrësit nuk guxojnë ta rrisin çmimin për më shumë se një euro. Në këtë mënyrë, sip theksoi Gjorgjiev, pritet çmimi i një metër katror të mos rritet në më shumë se 20 euro.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *