Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata vërejtje për dhënie të informatave për rastin ‘Monstër’

Gjykata vërejtje për dhënie të informatave për rastin ‘Monstër’

12 nëntor-Dukshëm nga e ekspozuara, janë publikuar pjesë të cilat kanë qenë me shkallë të klasifikimit për të cilat deri te gjyqi është dërguar Vendim për deklasifikim, por kjo nuk do të thotë se të njejtat guxojnë të publikohen për shkak se deklasifikimi do të thotë përdorim i kufizuar i këtyre dëshmive në provedurë gjyqësore, por jo edhe jashtë gjykatës”, shpjegohet në kumtesë.

Lidhur me rastin penal me titullin punues “Monstër” Gjykata Themelore Shkup 1 sot edhe një herë u vërejti mediave elektronike dhe të shtypura se në këtë procedurë penale është dhënë urdhër për ndalesë për dhënie të informatave në opinion, ndërsa me qëllim që të mos dëmtohet rrjedha e procedurës.

Gjykata, siç qëndron në kumtesën e sotme, e ka parasysh edhe prezumpcioni i pafajësisë.

“Kjo vërejtje nga ana e Gjykatës është për arsye se gjatë ditës së djeshme nga ana e një shtëpie televizive në një kronikë-emision të posaçëm e cila iu kushtua kësaj ngjarjeje penalo-juridike, në opinion janë publikuar pjesë nga aktakuza në formë të shtypur, ndërsa njëherit edhe një pjesë nga deklarata e një të akuazuari për të cilin Gjykata pas marrjes në pyetje dha Urdhër për ndalesë të dhënies së informatave. Dukshëm nga e ekspozuara, janë publikuar pjesë të cilat kanë qenë me shkallë të klasifikimit për të cilat deri te gjyqi është dërguar Vendim për deklasifikim, por kjo nuk do të thotë se të njejtat guxojnë të publikohen për shkak se deklasifikimi do të thotë përdorim i kufizuar i këtyre dëshmive në provedurë gjyqësore, por jo edhe jashtë gjykatës”, shpjegohet në kumtesë.

Duke pasur parasysh faktin se ende është në fuqi urdhëri për ndalesë të dhënies së informatave, ndërsa me qëllim që të mos dëmtohet rrjesha e mëtejshme e procedurës për të cilën diçka shumë herë nga ana e gjykatës me kumtesë zyrtare u është tërhequr vëemdnja mediave, Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup edhe një herë vëren se çdo koment i cili do të thotë edhe lëndim gjegjësisht shkelje e urdhërit të dhënë i shkakton dëm të drejtpërdrejt rrjedhës së kësaj procedure penale dhe tërheq përgjegjësi adekuate për mediumin elektronik ose të shtypur i cili do të njejtin do ta publikojë.

Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup, thuhet në kumtesë, nuk do të ndërhyjë në atë se si dhe në cilën mënyrë gazetari i kësaj shtëpie televizive e ka siguruar kopjen e aktakuzës dhe faktet e tjera të cilat janë shfaqur, por vëren se Gjykata ka evidencë të saktë kur dhe kujt ia ka dhënë aktet nga kjo lëndë gjyqësore. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *