Home / Lajme / Maqedoni / Gjyner Ismaili, si i spiunonte nxënësit e tijë shqiptar

Gjyner Ismaili, si i spiunonte nxënësit e tijë shqiptar

Katër nxënës shqiptarë nga shkolla tregtare në Shkup kanë qenë viktimat e aktiviteteve të spiunimit të profesorit të tyre për marksizëm, Gjyner Ismail, i cili atëkohë ishte kujdestarë i klasës së tyre. Njëri prej nxënësve ishte dënuar me dy vjet burg, njëri 60 ditë burg dhe nxënësit e tjerë me kallëzime penale dhe përjashtim nga shkolla.

Këto të dhëna janë publikuar nga Komisioni për Lustrimin, i cili ka nxjerrë dokumente që dëshmojnë aktivitetin e Ismail, i cili ishte angazhuar në linjën e bashkëpunimit kundër “irredentizmit shqiptar”.

Në dokumentet e publikuara tërheq vëmendjen një deklaratë e nënshkruar nga Ismail për aktivitetet e nxënësve të klasës III–17, ku ai ishte kujdestar klase.

Ai në deklaratën e tij kishte shkruar se si kishte vërejtur nxënësit shqiptarë duke kënduar këngë shqipe me dajre dhe çifteli dhe kjo kishte ndodhur më 15 shkurt 1982. Ai ka shkruar më pas se si në fletoret e disa nxënësve kishte hasur emërtimin e shtetit Shqipëria të shkruar me shkronja të mëdha dhe të dukshme.

“Punë serioze” ishte vlerësuar sjellja e Ismailit, i cili gjithashtu në këtë veprimtari ishte i përfshirë me një profesor tjetër.

-Në dosjen e katër nxënësve shqiptarë të ashtuquajtur si ‘tregtarët’ shkruhej se si ata ishin përcjellur nga profesori duke kënduar në disa raste këngë shqiptare me instrumente popullore me përmbajtje të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar dhe në mbështetje të demonstratave në Kosovë”, thekson dosja e publikuar, ku si viktimë ishte përshkruar edhe një nxënëse, e cila ishte pjesë e grupit, dhe e cila gjithashtu ishte përjashtuar nga shkolla.

Gjyner Ismail, pjesëtar i komunitetit turk dhe ish-ministër i Informacionit, aktualisht është pjesë e këshillit politik të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. (sq.kurir.mk)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *