Home / Sport / Gostivari drejt Ligës së Parë

Gostivari drejt Ligës së Parë

“Normal që jemi të kënaqur me situatën momentale dhe mënyrën si rrjedhin gjërat. Ne synojmë Ligën e Parë dhe pozita e liderit na bën të jemi të kënaqur me punën tonë. Por e theksoj se pozita e parë më lehtë arrihet, se sa mund të ruhet dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për vështirësitë që na presin”, shprehet trajneri i KF Gostivarit, Jeton Beqiri.

Kampionati i sivjetshëm në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni është shumë interesant dhe emocionues, thuajse njëjtë si në kategorinë e parë, ku disa skuadra luftojnë për titullin e kampionit. Edhe në Ligën e Dytë janë të shumta ekipet që pretendojnë kreun e tabelës dhe për këtë dëshmi është fakti se pas 11-të javëve të zhvilluara, dallimi prej vendit të parë, deri në të shtatin është vetëm dy pikë. Lider është Gostivari me 22 pikë, ndiqet nga Pobeda Juniori dhe Euromilku që kanë nga 21 pikë, ndërsa Skopje, Rufeja-M, Makedonija Gj.P. dhe Miravci kanë nga 20 pikë. Pra gjithë këtij rivaliteti për momentin i prin Gostivari, që ka ambicie të qarta për kualifikim në Ligën e Parë. “Normal që jemi të kënaqur me situatën momentale dhe mënyrën si rrjedhin gjërat. Ne synojmë Ligën e Parë dhe pozita e liderit na bën të jemi të kënaqur me punën tonë. Por e theksoj se pozita e parë më lehtë arrihet, se sa mund të ruhet dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për vështirësitë që na presin”, shprehet trajneri i KF Gostivarit, Jeton Beqiri, i cili ka futur një frymë pozitive në skuadër dhe të shumtë janë ata që sukseset e skuadrës i lidhin me ish-trajnerin e Dritës, që mund të bëhet tekniku i parë që dy vite me rradhë hyn në Ligën e Parë me dy skuadra të ndryshme. “Dhashtë Zoti që të realizohet dhe Gostivari të hyjë në Ligën e Parë. Por, të jemi të sinqertë dhe të themi se sukseset momentale janë meritë e të gjithë tjerëve dhe më pas të mijat. Unë gjeta një ekip cilësor dhe stabil, të përgatitur mirë nga paraardhësi im, me mbështetje të sigurtë finansiare, strukturë të shëndoshë në kryesi, infrastrukturë solide dhe gjithë gjërat përcjellëse të një ekipi elitar. Besoni se Gostivari funksionon më mirë, ndoshta edhe nga disa ekipe të Ligës së Parë. Normal mungon pjesa e përvojës për vështirësitë drejt kreut të tabelës dhe këtu është pjesa ime e detyrës, për t’i rregulluar disa detaje që do na conin drejt suksesit. Normal, jam i lumtur që gjërat shkojnë mirë për momentin”, sqaron me modesti Beqiri. “Edhe pse jemi liderë, unë kërkoj kudjes dhe koncentrim maksimal nga të gjithë. Lufta për kreun është e ashpër, janë shtatë skuadra që kanë diferencë të vogël pikësh dhe cdo dështim eventual, ndryshon në tërësi situatën në renditje. Sot jemi liderë, ndërsa me një humbje mund të dalim në vendin e 7-të. Prandaj duhet të mendojmë për secilën ndeshje një nga një. Të fitojmë sa më shumë pikë, të gabojmë sa më pakë dhe në fund do të bëjmë llogaritë se ku kemi arritur, pa fshehur në asnjë moment se synojmë Ligën e Parë”, deklaroi trajneri i ri, por tejet i suksesshëm, Jeton Beqiri. Gostivari këtë fundjavë do të ketë përballje serioze në teren vendas, kur do të takohen me Miravcin. “Ajo që thashë më lartë, vlen edhe për këtë ndeshje. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi përballë do të kemi ekip serioz dhe shumë kualitativ. Miravci dy vitet e fundit ka fjalën kryesore në kategorinë e dytë(para dy vitesh u inkuadruan në elitë, por i lëshuan vendin Vardarit), ndërsa edhe këtë vit kanë ambicie për të kaluar një rang më lartë. Do të jetë e vështirë, pres takim interesant dhe nxitës, ku fituesi nuk do të dihet deri në fund të ndeshjes. Pres mbështetje të publikut, durim maksimal nga ana e tyre dhe shpresoj që në fund së bashku t’i gëzohemi një fitoreje të re”, përfundoi shefi i stafit teknik të KF Gostivari, Jeton Beqiri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *