Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Do të ndërmarrim gjithçka që nevojitet që të mbrohen interesat shtetërore

Gruevski: Do të ndërmarrim gjithçka që nevojitet që të mbrohen interesat shtetërore

Ne, shtoi ai, nuk merremi me punë të tilla. Këto janë punë që sjellin rreziqe, të cilat mund të sjellin deri në viktima njerëzore. Ne shohim si t’u gjejmë punë njerëzve në kohë të krizës ekonomike, kur ka largime nga puna të të punësuarve, kur eurozona është në recesion…. Jemi të fokusuar në këtë. Herë pas here kur vijnë sfida të tilla dhe për zgjidhjen e tyre, por jo edhe krijimin e tyre siç është betonuar në matricën tuaj dhe në mënyrën tuaj dhe filozofinë e të menduarit. Për shkak të mendimit të atillë partia juaj është atje ku është tha Gruevski.

Do të ndërmarrim gjithçka që nevojitet që të mbrohen interesat shtetërore. Nuk është e saktë se ne krijojmë tensione siç thoni ju me qëllim po me ndonjë paramendim. Përkundrazi, bëhet fjalë për sfida të cilat kanë ndodhur edhe në të kaluarën, në 20 vitet e fundit për të cilat të gjithë jemi dëshmitarë, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve Goran Georgievit i cili pyeti nëse ai dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti publikisht do të bisedojnë që të dërgojnë porosi për paqe deri te qytetarët.

“Kemi bisedime të rregullta dhe çdoherë kërkojmë mënyra që problemet të tejkalohen, si dhe për të gjitha çështjet tjera në bazë të gjitha përvojave, në bazë të ligjeve…. Jetojmë në një vend ku ka më shumë bashkësi etnike dhe herë pas herë ndodhin ngjarje të tilla dhe çdoherë përpiqemi nëpërmjet dialogut të gjejmë zgjidhje për tejkalimin e tyre” ishte decid Gruevski.

Georgiev si hyrje në pyetjen e tij e theksoi flamurin 30 metra në Kërçovë dhe përmendoren e Adem Jasharit të vendosur mbi tankun në Radushë, që për LSDM-në, siç tha, paraqet provokim politik. Deputeti i partisë opozitare tha se këto ngjarje janë dakorduar mes partnerëve të koalicionit.

Kryeministri i hodhi poshtë pohimet se ngjarjet në plan ndëretnik janë skanuar nga paritë qeveritare, duke theksuar se Qeveria merret me punë të tjera, gjegjësisht me reforma, me ekonominë, me tërheqjen e investitorëve…….

Ne, shtoi ai, nuk merremi me punë të tilla. Këto janë punë që sjellin rreziqe, të cilat mund të sjellin deri në viktima njerëzore. Ne shohim si t’u gjejmë punë njerëzve në kohë të krizës ekonomike, kur ka largime nga puna të të punësuarve, kur eurozona është në recesion…. Jemi të fokusuar në këtë. Herë pas here kur vijnë sfida të tilla dhe për zgjidhjen e tyre, por jo edhe krijimin e tyre siç është betonuar në matricën tuaj dhe në mënyrën tuaj dhe filozofinë e të menduarit. Për shkak të mendimit të atillë partia juaj është atje ku është, tha Gruevski

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *