Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Fillon realizimi i 22 milionë eurove nga kredia e lirë për kompanitë, 480 vende të reja të punës

Gruevski: Fillon realizimi i 22 milionë eurove nga kredia e lirë për kompanitë, 480 vende të reja të punës

7 nëntor-“Ne me Bankën investuese evropiane dakorduam linjë kreditore prej 100 milionë euro. Prej tyre 22 milionë duhet të arrijnë nesër dhe duhet të lëshohen për gjithsej 101 kompani në Maqedoni”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përurimit të laboratorit për robotikë inteligjente FSHIIK.

Njëzetë e dy milionë eurot nga linja kreditore prej njëqind milionë euro që e siguroi Qeveria përmes Bankës Investuese Evropiane prej nesër do të kenë qasje për kompanitë në Maqedoni. Mjetet do të duhet të mundësojnë hapjen e 480 vendeve të reja të punës.

“Ne me Bankën investuese evropiane dakorduam linjë kreditore prej 100 milionë euro. Prej tyre 22 milionë duhet të arrijnë nesër dhe duhet të lëshohen për gjithsej 101 kompani në Maqedoni”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përurimit të laboratorit për robotikë inteligjente FSHIIK.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, shtoi kryeministri Gruevski, ato do të mund të hapnin hapjen e rreth 480 vendeve të reja të punës.

“Kjo linjë kreditore hyn në realizim konkret. Qeveria është e gatshme në mbarimin e kësaj linje kreditore të sigurojë linjë të re, me interes të subvencionuar prej 5,5 për qind, duke e pasur parasysh atë se në këtë kohë të vështirë të krizës debitore evropiane qasja deri te kreditë është vështirësuar për kompanitë e Maqedonisë në kohën kur i ndjejmë efektet e krizës debitore”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *