Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: I rëndësishëm roli i agjencive informative të lajmeve në profesionin gazetaresk

Gruevski: I rëndësishëm roli i agjencive informative të lajmeve në profesionin gazetaresk

2 nëntor-“Në filozofinë time politike prej të cilës udhëhiqem dhe të cilën e praktikoj një ndër vendet qendrore në sistemin e vlerave e paraqet e vërteta, këtë shumë herë e kam praktikuar dhe e kam zbatuar. Vlerësoj se krahas intencës së theksuar të përbashkët për mbrojtjen e qytetarit dhe interesit shtetëror ne na bashkon respektimi i kësaj vlere – të vërtete”, theksoi Gruevski.

Gazetaria është profesion i rëndësishëm në çdo vend dhe është veprimtari mjaft përgjegjëse. Në kuadër të profesionit gazetaresk mjaft i rëndësishëm është roli i agjencive informative të lajmeve. Vëllimi i madh i ngjarjeve ditore, raportimeve dhe mbulimit të ngjarjeve nga të gjitha veprimtaritë shoqërore do të thonë angazhim i energjisë më të madhe, resurseve dhe mjeteve.

Këtë e theksoi kryeministri Nikolla Gruevski sot në drekën e punës me pjesëmarrësit e Asamblesë së përgjithshme të 21-të të ABNA-EJL.

Ndjekja profesionale e lëvizjeve, siç theksoi kryeministri, dhe kritika pozitive e bazuar në faktet dhe argumentet nga ana e gazetarëve politikanëve u ndihmon të bëjnë korrigjimin e politikave të cilat i realizojnë në drejtim dhe aty ku ekziston mundësia të përmirësohen, përshpejtohen ose zhvillohen gjërat të cilat janë në interes të qytetarëve dhe kompanive. Vlerësoj, tha Gruevski se gazetarët dhe politiknët paraqesin partnerë të rëndësishëm edhe pse, siç tha, ndonjëherë duket se ka situata kur politikanë dhe gazetarët janë në anë të ndryshme.

“Në filozofinë time politike prej të cilës udhëhiqem dhe të cilën e praktikoj një ndër vendet qendrore në sistemin e vlerave e paraqet e vërteta, këtë shumë herë e kam praktikuar dhe e kam zbatuar. Vlerësoj se krahas intencës së theksuar të përbashkët për mbrojtjen e qytetarit dhe interesit shtetëror ne na bashkon respektimi i kësaj vlere – të vërtete”, theksoi Gruevski.

Fryma gazetareske, siç theksoi, në esencën e saj e ka të vërtetën dhe kërkimin pas saj. Dhe kjo siç tha, është pikë e cila duhet të shfrytëzohet për avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit në kufijtë e profesionalitetit. Intenca për supremacinë e së vërtetës, siç theksoi Gruevski kontribuoi që Republika e Maqedonisë të bëjë hap serioz në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të gazetarëve dhe ta dekriminalizojë shpifjen dhe ofendimin, kur i gjithë kapitulli i cili kishte të bëjë me këto vepra është fshirë nga Kodi penal.

“Krahas arritjes së standardeve të larta evropiane dhe civilizuese kjo besoj se do të kontribuojë për krijimin e një ambienti më të mirë dhe të vazhdojnë me realizimin e funksionit shoqëror dhe kontributin për shoqërinë”, theksoi kryeministri i Maqedonisë. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *