Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Ligji për “branitellat” do të miratohet

Gruevski: Ligji për “branitellat” do të miratohet

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi sot se nuk ka ndryshimet në qëndrimet lidhur me miratimin e projekt – ligjit për përkujdesje institucionale për forcat maqedonase të sigurisë ‘branitellat’ pjesëmarrës në konfliktin e 2001.

“Qëndrimin tonë lidhur me ligjin për branitellat e kemi thënë. Ai është i qartë ,decide dhe nuk kemi ndryshime rreth kësaj çështje. Ne vlerësojmë se ai ligj është i mirë, dhe i ndihmon një kategorie të njerëzve që jetët e tyre i vënë në mbrojtje të atdheut në kohën kur ai ishte rrezikuar dhe sulmuar. Për këta njerëz edhe tani ekziston një ligj, ashtu që të gjithë ata që theksojnë se projekt – ligji i ri është kundërkushtetues dhe kundër dikujt, nuk është e bazuar në argumente.

Megjithatë, ne tani bëjmë përmirësimin e këtij ligji, gjegjësisht rritjen e beneficioneve për branitellët”, ka theksuar Gruevski duke shtuar se do të bëjnë çdo gjë që është në fuqinë e tyre që ky ligj të kalojë.

I pyetur se qëndrimi i tillë a nënkupton krizë brenda koalicionit, kryeministri Gruevski shtoi se çdo kundërshtim brenda një koalicioni apo mendim ndryshe në një mënyrë sipas tij, ka një ndikim negative. “Megjithatë jeta është ashtu, ne nuk mund të dakordohemi për gjithçka. Nëse një parti e caktuar momentalisht vlerëson, sipas meje paarsyeshëm, se diçka është kundër tyre edhe kjo është e gabuar. Kuptohet që ne nuk mund të që këtë ta sqarojmë në ndonjë mënyrë tjetër nga ajo që po e sqarojmë. Ky ligj askujt nuk i`a merrë ndonjë të drejtë, por vetëm se i shton të drejtat e branitellave”, deklaroi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *