Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Mjekët e Maqedonisë do të trajnohen në Qendrën mjekësore në Hjuston

Gruevski: Mjekët e Maqedonisë do të trajnohen në Qendrën mjekësore në Hjuston

Hjuston, 30 nëntor- “Paralelisht me misionin të cilin e kam për inkurajimin e investitorëve të vijnë në Maqedoni, po bëj përpjekje që të siguroj edhe trajnime që mjekët tanë këtu në qendrat më prestigjioze në Amerikë dhe mjekë nga Amerika të vijnë në Maqedoni”, potencoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Mjekë nga Maqedonia do të shkojnë për trajnim në Qendrën mjekësore në Hjuston e cila është e njohur për shërimin e sëmundjeve kardiologjike dhe të zemrës, ndërsa sipas pëlqimit të marrë nga ana e Qendrës së dhënë në takimin që kryeministri, Nikolla Gruevski e pati, mjekët prej atje do të vijnë edhe në Maqedoni për të bërë trajnimin e mjekëve të Maqedonisë. Pritet një memorandum për bashkëpunim të nënshkruhet në prill, ndërsa grupi i parë të largohet në maj të vitit të ardhshëm.

Krahas trajnimit të dakorduar, siç deklaroi kryeministri, Qendra mjekësore ka shprehur interesim edhe për pjesëmarrje në realizimin e kardiokirurgjisë shtetërore për fëmijë në të cilën ndonjë mjek i Qendrës do të vinte disa herë në vit për t’u kryer operacione fëmijëve me sëmundje të zemrës.

“Në Qendrën mjekësore në Hjuston u prita nga menaxheri kryesor. Më bënë një shëtitje të shkurtër nëpër Qendrën mjekësore që ta shoh objektin e tyre dhe në çka janë më të zhvilluar në botë. Ata janë veçanërisht të fuqishëm në shërimin e sëmundjeve kardiologjike dhe kancereve, megjithatë, gjithashtu, janë shumë përpara në botë edhe në shërimin e shumë sëmundjeve të tjera. Duke biseduar me ta ua kam përshkruar situatën në Maqedoni, kushtet dhe kërkova një numër të madh të mjekëve tanë në të ardhmen të vijnë këtu për trajnim, ndërsa gjithashtu edhe mjekët e tyre të vijnë të bëjnë trajnim në Republikën e Maqedonisë dhe ata u pajtuan”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Ai shtoi se në takim është folur edhe për mundësinë për hapjen e kardiokirurgjisë shtetërore për fëmijë, por me marrëveshje me ta që mjekët e tyre të vijnë përkohësisht disa herë në vit të bëjnë operacione të fëmijëve me sëmundje të zemrës, për të cilën gjë ata janë interesuar dhe dëshirojnë të bisedojnë për detajet. Ata të cilët nuk mund të presin do të dërgohen jashtë vendit.

Qendra mjekësore në Hjuston, është një prej më të njohurave në botë, me shtatë milionë pacientë në vit, me mbi njëmijë të punësuar.

Kryeministri paralajmëroi se në kuadër të vizitës në Amerikë, në Los- Anxhelos krahas prezantimit biznes-ekonomik para biznesmenëve do ta vizitojë qendrën klinike “Ronald Regan”, e cila, gjithashtu është një prej më të fuqishmeve në botë.

“Paralelisht me misionin të cilin e kam për inkurajimin e investitorëve të vijnë në Maqedoni, po bëj përpjekje që të siguroj edhe trajnime që mjekët tanë këtu në qendrat më prestigjioze në Amerikë dhe mjekë nga Amerika të vijnë në Maqedoni”, potencoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *