Home / Lajme / Maqedoni / ‘Gruevski mos të më ‘nguc’ se di shumë gjëra për të’

‘Gruevski mos të më ‘nguc’ se di shumë gjëra për të’

Për njerëzit e VRMO-DPMNE-së të cilët sot udhëheqin me të, di shumë punë personale dhe shumë pikanteri, megjithatë nuk dua dhe nuk është ai stili im dhe nuk dua të shkoj në atë drejtim, përveç nëse drejtëpëdrejtë jam i sulmuar. Atëherë do të duhet patjetër të kthej me ngjarje konkrete.

Shkup, 18 Nëntor – Do t’iu rikujtoj vetëm në një sulm të fundit të Boshkovskit, kur tentoi të më sulmojë, kur ia ktheva ishte shumë e rëndë për të. Këtë e deklaroi në intervistën për “Evropën e Lirë”, lideri i VMRO-Partisë popullore, Lubço Georgievski, në pyetjen nëse ka informacione të cilat mund ta komprometojnë kryeministrin aktual dhe nëse do ti përdorë kundër tij në fushatën parazgjedhore.

Në intervistën lideri i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri thotë se nëse kërkohet motiv personal për përleshje me Gruevskin, atëherë personalisht e kupton idenë e re për VMRO-DPMNE-në, partinë të cilën ai e formoi në vitet e nëntëdhjeta, e cila sot u bë karikaturë personale.

“Nëse flasim personalisht, mund të them se motive personal për përleshje është edhe më i madh ndaj vetë Cërvenkovskit, se sa ndaj Gruevskit. Por, mendoj se VMRO-DPMNE-ja është disfata ime personale, ajo është ideologji e cila nuk ekziston, ajo është partia e cila në mënyrë të rrejshme përfaqësohet dhe ndjehem përgjegjës për atë pozicion të VMRO-DPMNE-së ta demaskoj deri në fund”, thekson Georgievski.

Lidhur me çështjen e emrit, Georgievski thotë se në këtë koalicion për çështjen e emrit ka qëndrime të ndryshme. Sipas tij, pozicioni i partisë së tij është më i hapur, më bilateral ndaj kësaj çështjeje.

“Pozicioni ndaj kësaj çështjeje është shumë i qartë, 20 vite merremi me këtë punë, njëzet vite shohim se nuk mundemi ta zgjidhim problemin në këtë mënyrë. Maqedonia nuk mund të lejojë edhe 20 apo 40 vite të zhytet në këtë situatë dhe për mua situata është e qartë.

Unë për këtë çështje shumë herë hapur kam folur dhe vlerësoj se një politikan i cili dëshiron me përgjegjësi të qaset ndaj shtetit të vet, duhet me guxim të hyjë në zgjidhjen e këtij problem. Manipulimi me emrin domethënë më shumë rejting, edhe një cikël zgjedhor, mirëpo e çoni Maqedoninë në rrugën e katastrofës”, thotë lideri i VMRO-Partisë popullore.

Ai ka folur edhe për çëshjet etnike në Maqedoni, këmbimin e territoreve, pozicionin e shqiptareve e kështu me radhë.

“Tash nuk ka projekt për këmbimin e territoreve, tash mësoni gjuhën shqipe nëse doni të keni ardhmëri në Maqedoni. Këtë e kam thënë disa herë, atë e flas edhe në mënyrë simbolike, megjithatë mendoj se në këtë shtet të përbashkët është se shqiptarët e dinë gjuhën tonë, ndërsa ne nuk e dimë gjuhën shqipe.

Ky është realiteti. Ne duhet të mësohemi patjetër të jetojmë me shqiptarët, ne duhet të sillemi në mënyrë shumë më tolerante, ne duhet ta dimë patjetër se secila përmendore e ndërtuar në storje të rrjeshme nuk i irriton vetëm shqiptarët. Unë vlerësoj se ne i humbëm torbeshët, maqedonasit myslimanë, në momentin kur filluam ta shpjeghojmë storjen për Maqedoninë antike, sepse edhe ata u ofenduan nga kjo”, thotë Lubço Georgievski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *