Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski në Shqipëri, preferon dialogun për mosmarrëveshje

Gruevski në Shqipëri, preferon dialogun për mosmarrëveshje

23 nëntor-“Plagët e këtij konflikti janë akoma të freskëta, duhet të jemi të kudjdesshëm për të mos lënduar asnjërën palë. Partia që kemi në koalicion, BDI, bëri çmos për të mbajtur marrëdhënie të mira mes dy etniteteve, kemi komunikime të shpeshta në këtë drejtim. Të gjitha problemet ti zgjidhim me dialog”, tha Gruevski.

Të gjitha problemet t’i zgjidhim me dialog. Kështu është shprehur kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, referuar zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, ai tha se duhet të jenë të kujdesshëm për të mos lënduar asnjë palë.

“Plagët e këtij konflikti janë akoma të freskëta, duhet të jemi të kudjdesshëm për të mos lënduar asnjërën palë. Partia që kemi në koalicion, BDI, bëri çmos për të mbajtur marrëdhënie të mira mes dy etniteteve, kemi komunikime të shpeshta në këtë drejtim. Të gjitha problemet ti zgjidhim me dialog”, tha Gruevski.

Referuar bllokimit të statusit kandidat për Maqedoninë për shkak të konfliktit për emrin, Gruevski tha se Greqia duhet të respektojë vendimin e gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Çështja mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe vullnet të mirë, vijoi ai. “Kishim dhe një proces gjyqësor në Hagë që në fund nxori akt gjykimin. Maqedonia asnjëherë nuk ka shkelur marrëveshjen ndërkombëtare. Pala tjetër ka shkelur këtë marrëveshje, dhe ka thënë se në të ardhmen kjo nuk do të përsëritet. Shpresoj që fqinji ynë jugor do të respektojë të drejtën ndërkombëtare, që parashikuar nga gjykata më e lartë e OKB. Presim që Greqia të respektojë të drejtën ndërkombëtare”, tha kryeministri maqedonas.

Të dy kryeministrat vlerësuan marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, shprehën vullnetin e përbashkët për rrugën e Arbrit, dhe autostradën Shkup- Tiranë. Në prani të tyre u firmosën dhe dy marrëveshjet, ajo për njohjen e ndërsjellë të patentave dhe hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.KOHA.NET

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *