Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski paralajmëroi investim të ri me 500 punësime

Gruevski paralajmëroi investim të ri me 500 punësime

Investim i ri i cili do të hapë 500 vende pune në brendësi të shtetit, paralajmëroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Shkup 18 Nëntor – Nikolla Gruevski pas azhurnimit të anëtarësimit partiak në Komitetin komunal të VMRO-DPMNE-së në Kisella Vodë, tha se publikimi për investimin e ri duhet ta thotë investitori, siç është praktikë në biznes.

Bëhet fjalë për investim i cili do të mundësojë të paktën 500 punësime direkte, ndërsa ka mundësi për edhe një investim të tillë në brendësinë e Maqedonisë nga sfera e pridhimtarisë. Shpresoj se muajin e ardhshëm investitori do ta publikojë dhe do t’i thotë hollësitë”, theksoi Gruevski.

Kryetari i Qeverisë tha se në fazën përfundimtare është marrja e vendimeve për edhe disa investime të tjera: ka edhe disa të cilët janë në fazën përfundimtare për marrje të vendimeve nga disa kapacitete prodhuese në lloj tjetër të investimeve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *