Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski sot vizitë zyrtare në Tiranë

Gruevski sot vizitë zyrtare në Tiranë

23 nëntor-Në përfundim të bisedimeve, në prani të dy kryeministrave, do të nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase: Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave të shoferit dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht. Më pas, kryeministri Berisha dhe kryeministri Gruevski do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Qeveria shqiptare informoi mbi vizitën, duke theksuar se ajo bëhet me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Qeveria shqiptare informoi mbi vizitën, duke theksuar se ajo bëhet me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Kryeministria shqiptare ka përgaditur një ceremoni për pritjen e homologut nga Shkupi, ku më pas do të vijoj një takim kokë më kokë midis Berishës dhe Gruevskit.

Në përfundim të bisedimeve, në prani të dy kryeministrave, do të nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase: Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave të shoferit dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht. Më pas, kryeministri Berisha dhe kryeministri Gruevski do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-Maqedoni. Forumi do të përshëndet nga të dy kryeministrat, Berisha dhe Gruevski.

Agjenda zyrtare e kryeministrit Gruevski përfshin edhe takime me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Gruevski shkon në Tiranë pas më shumë se katër viteve, pas një vizite të tij në shkurt të vitit 2008.

Një tjetër vizitë e fundit e tij ka qenë vitin e kaluar, ku Gruevski vizitoi vetëm në fshatin Gollobërdë, një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone në territorin shqiptar.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *