Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Zgjidhja për emrin, në referendum

Gruevski: Zgjidhja për emrin, në referendum

Tetovë, 20 Nëntor – Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, ka përsëritur për të satën herë qëndrimin e tij rigid përsa i përket kontestit të emrit dhe mundësisë për një konsensus të mundshëm.

Nga një tribunë partiake në Tetovë, Gruevski është zotuar se “nuk do të lejojë të cenohet dinjiteti i popullit maqedonas” dhe se propozim-zgjidhja eventuale për emrin, do të duhej të merrte pëlqimin plebishitar në një referendum popullor.

“Ky problem zgjat një kohë më të gjatë, jo vetëm në këto 20 vitet e fundit. Ajo (çështja e emrit) ka edhe një prehistori të madhe. Ne përballemi me këtë problem dhe kërkojmë zgjidhje të cilat do të na çonin përpara, por nuk do të lejojmë që ato ta cenojnë dinjitetin e popullit tonë dhe atë që e kanë ndërtuar shekuj dhe vite më parë paraardhësit tanë, e që një pjesë e tyre ka dhënë madje edhe jetën në këtë luftë. Gjithsesi se cilado zgjidhje që do të gjendej do të shtrohet në referendum dhe do të miratohet nga shumica e qytetarëve dhe populli maqedonas. Nuk dua të besoj se provokimet me të cilën po ballafaqohemi kohët e fundit nga brenda dhe jashtë, kanë si qëllim të fshehur që vendi ynë të bëjë një hap në interes të dikujt tjetër”, ka deklaruar kryeministri Gruevski.

Gruevski dhe ekipi i tij kanë prezantuar dje përpara banorëve të Tetovës të gjitha projektet e realizuara në periudhën e kaluar, ndërsa në mënyrë të njëjtë do të vijojnë edhe në ditët vijuese nëpër qytetet dhe vendbanimet e tjera. (Zhurnal)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *