Home / Sport / Guarin: Do ta mposhtim Juventusin

Guarin: Do ta mposhtim Juventusin

Mesfushori i Interit, Fredy Guarin, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Sampdorias, duke thënë se ky triumf shëerben si sinjal për Juventusin që të ketë kujdes të shtunën.

“Ne luajtëm në mënyrë të shkëlqyer ndaj një ekipi të vështirë, por ne fituam dhe tani është koha të mendojmë për Juventusin”.

“Tani ne mund të fokusohemi për Juventusin dhe ne do ta fitojmë këtë ndeshje. Ne po shkojmë në drejtimin që trajneri dëshiron të jemi dhe ne po punojmë shumë, po fitojmë ndeshje”.

“Ne do ta luajmë lojën tonë, ne po luajmë ndaj një ekipi të madh, le të shpresojmë se është e mirë për futbollin kjo. Ne kemi tri sulmues të shkëlqyer dhe ne po bëjmë shumë mirë në këtë drejtim, duke shënuar shumë gola”, është shprehur Guarin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *