Home / Sport / Hakmerret Chelsea

Hakmerret Chelsea

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë zhvilluar një sfidë mbresëlënëse të vlefshme për League Cup. Blutë kanë arritur të hakmerren në Stamford Bridge duke fituar me rezultat 5-4.

Pas një fillimi të baraspeshuar të ndeshjes, mbrojtja vendase bëri një gabim fatal. Portieri Cech pasoi në afërsi te Romeu, të cilit ia mori topin Anderson dhe pasoi te Ryan Giggs. Mesfushori veteran heshti tifozët vendas (22’).

Nuk kaluan shumë minuta dhe arbitri akordoi penalti në favor të Bluve. David Luiz ishte i saktë për t’i barazuar shifrat (31’).

I njëjti futbollist ishte fajtor për golin e dytë të United. Luiz e humbi topin në mesfushë, Anderson e gjeti për mrekulli Javier ‘Chicharito’ Hernandezin, i cili e ktheu epërsinë e Djajve të Kuq (43’) dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Futbollistët me fanellat e kaltra e filluan furishëm pjesën e dytë duke e barazuar serish rezultatin. Një harkim nga këndi të Matas e priti në zonë Gary Cahill që me kokë goditi në portë. Rafael e nxori topin, por pasi kishte kaluar vijën fatale (52’).

Mirëpo, mysafirët nuk lejuan që të zgjaste gëzimi i vendasve. Një bashkëpunim i bukur i Nanit dhe Anderson, bëri që anësori portugez ta rikthente epërsinë e United (59’).

Në vazhdim, Blutë e kërkuan me ngulm golin që së paku ta dërgonin ndeshjen në vazhdime. Angazhimi maksimal i vendasve u shpagua kur Ramires u ndal në mënyrë të gabuar në zonë. Eden Hazard e shënoi golin që dërgonte sfidën në vazhdime (90’+4).

Paraqitjen e përkushtuar të lojtarëve vendas e konfirmoi Daniel Sturridge, i cili shënoi golin e epërsisë (97’) për herë të parë për Blutë në këtë ndeshje të stërzgjatur.

Dhe për eliminimin e sigurt të Manchester Unitedit nga Kupa e Ligës u përkujdes Ramires (116’).

Ndërkohë që në fund të vazhdimeve, mysafirët realizuan edhe një herë me anë të Ryan Giggs nga penaltia (120’).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *