Home / Lajme / Maqedoni / Halimi: Ministria e Arsimit po injoron kërkesat e shkollave të Tetovës

Halimi: Ministria e Arsimit po injoron kërkesat e shkollave të Tetovës

13 nëntor-“Edhe këtë vit shkollor në shumë shkolla mungon kuadri i nevojshëm teknik dhe ai profesional.Në kërkesat e 11 shkollave fillore për punësimin edhe të 31 kuadrove për punë teknike dhe profesionale,përgjigja nga MASH është negative,që do të thotë se asnjë punësim i ri nuk është lejuar”, tha Halimi.

Komuna e Tetovës ka akuzuar sot se Ministria e Arsimit dhe Shkencës refuzon kërkesat e saj dhe se eviton zgjidhjen e problemeve në sferën e arsimit.

Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike pranë Komunës së Tetovës, Iljaz Halimi nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet ky sektor në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit. Ai ka theksuar se me kohë gjatë fillimit të procesit mësimor është njoftuar Ministria e Arsimit, por pavarësisht nga kjo të gjitha kërkasat që kanë bërë shkollat mbeten të paralizuara.

Sipas Halimit, ende ka nxënës që nuk i posedojnë të gjitha librat e nevojshëm, dhe për këtë shkak nxënësit dhe prindërit vazhdimisht ankohen.

Ai ka bërë të ditur se disa tekste shkollore siç janë “Natyra” për klasën e katërt, “Historia” për klasën e gjashtë dhe të tetë , “Gjeografia” për klasën e gjashtë, “Arsimi muzikor” për klasën e pestë etj. vazhdojnë të jenë nga autor maqedonas dhe me përmbajtje fyese për shqiptarët.

“Edhe këtë vit shkollor në shumë shkolla mungon kuadri i nevojshëm teknik dhe ai profesional.Në kërkesat e 11 shkollave fillore për punësimin edhe të 31 kuadrove për punë teknike dhe profesionale,përgjigja nga MASH është negative,që do të thotë se asnjë punësim i ri nuk është lejuar”, tha Halimi.

Sipas tij, Qeveria dhe MASH në mënyrë selekive ndan mjete për kulturën dhe nevojat tjera që kan shkollat dhe kjo shihet më së miri në buxhetin e projektuar për vitin 2013, ku me bllok dotacione nuk parashihet as edhe një denar për zhvillimin e kulturës në Komunën e Tetovës.

Ministria e Arsimit edhe për vitin shkollor 2012/13 nuk ka siguruar mjete për meremetimin e shkollave.

Halimi tha se, sektori që ai drejton, është thellë e brengosur për mënyrën se si kjo qeveri menaxhon me mjetet e qytetarëve duke favorizuar komunat me shumicë maqedonase në raport me komunat ku kryesisht jetojnë shqiptarët.

“Duke e patur parasysh këte gjendje,apelojmë që të bëhet revidimi i politikave të këtilla të njëanëshme dhe nacionaliste e cila gjeneron probleme dhe kriza në marëdhënjet ndërnacionale. Qytetarët pa dallim kombi apo feje ashtu si participojnë në mbushjen e buxhetit kanë të drejtë në shfrytzimin e barabartë të atij buxheti”, tha Halimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *