Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: I kursej fjalët, por jo punën

Haradinaj: I kursej fjalët, por jo punën

29 nëntor-”E di që nuk jemi parë moti dhe kemi shumë çka të flasim, por unë si gjithmonë do të kursej fjalët, por edhe jo punën” ka thënë lideri i AAK-së.

Ka aterruar në Aeroportin e Prishtinës, aeroplani në të cilën ndodhej Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, të cilët u shpallën të pafajshëm në Tribunalin e Hagës. Ata u priten me protokoll shteti. Haradinajn dhe bashkëluftëtarët e tij i kanë pritur Kryeministri Hashim Thaçi, Nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, Ministri Agim Çeku, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli dhe Hajredin Kuçi, anëtarë të AAK-së, si dhe familja e tij.

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u është drejtuar mija qytetarëve të cilët ishin mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë duke falënderuar të gjithë për mbështetjen. Haradinaj ka thënë se do të punoj për ngritjen e qeverisjes, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

”E di që nuk jemi parë moti dhe kemi shumë çka të flasim, por unë si gjithmonë do të kursej fjalët, por edhe jo punën” ka thënë lideri i AAK-së.

Fjalimi i Haradinajt është përcjell gjatë nga duartrokitje, brohoritje dhe fishekzjarre nga qytetarët. Gjithashtu qytetarët e tubuar gjatë gjithë kohës kanë thirrur emrin e tij në shenjë respekti dhe përkrahje.

Kurse, avokati i Ramush Haradinajt, Ben Emerson ka kujtuar se ai i ka kërkuar ish-kryeprokurores së Gjykatës në Hagë, Carla Del Pontes që t’i kërkoj falje Ramush Haradinajt dhe Kosovës. Ai ka thënë se thirrjes së tij, Del Ponte i është përgjigjur vetëm me të qeshur.

“Kjo tregon se sa me përgjegjësi e merr ajo një çështje në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte”, ka theksuar Emerson. Ai ka thënë se do të kërkoj që të filloj një hetim për punën e saj në mënyrë që ajo të mos e vazhdojë punën në Gjykatën për krimet në Siri.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përshëndet lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj.
Lirimi i tyre është dëshmia më e fuqishme që vërteton luftën tonë çlirimtare, si luftë të drejtë dhe të pastër, e cila është zhvilluar në përputhje të plotë më Konventat Ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për opinion të GP të PDK-së, i cili shfaq bindjen se “lufta jonë çlirimtare ka qenë luftë e pastër, luftë për lirinë dhe pavarësinë e vendit”

Grupi Parlamentar i PDK-së shpreson se edhe Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, do të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe luftën e shenjtë çlirimtare dhe të lirohen sa më shpejt nga gjitha akuzat, që u ngarkohen.(RTK)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *