Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: “Limaj do të gjejë forcë të mbijetojë”

Haradinaj: “Limaj do të gjejë forcë të mbijetojë”

Nuk mund të thuhet se është realizuar synimi i UÇK-së pas këtyre viteve, por synimet padyshim se arrihen me faza, ka vlerësuar njëri prej ish-komandantëve të UÇK-së, Daut Haradinaj, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

Prishtinë, 26 Nëntor – E ndërkohë, duke komentuar rigjykimin e Fatmir Limajt, për rastin “Kleçka”, Haradinaj ka thënë se është i çuditshëm ky vendim.

“Por, sido që të jetë unë besoj që drejtësia do të triumfojë edhe në rastin Limaj dhe ai do të gjejë forcën, nëse guxoj ta quaj kështu, që ta mbijetojë edhe këtë sakrificë”, ka thënë ai.

Duke komentuar gjendjen në veri, Haradinaj ka vlerësuar se banorëve serbë u janë dhënë përgjegjësitë maksimale nëpërmjet Pakos së Ahtisarit, prandaj ata duhet t’i kthejnë sytë nga Prishtina e jo nga Beogradi.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *