Home / Lajme / Maqedoni / Haradinaj: Nuk ka Maqedoni pa shqiptarë

Haradinaj: Nuk ka Maqedoni pa shqiptarë

Qeveria e Maqedonisë duhet ta kuptojë se nuk ka Maqedoni pa shqiptarë, deklaroi deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në Saraj të Shkupit.

Ai tha se, shqiptarët e Maqedonisë të drejtat e tyre mund të t’i realizojmë vetëm të bashkuar, duke i shtrirë dorën njëri tjetrit për një të ardhme sa më të mirë.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni e kanë kuptuar se duhet bashkuar dhe kjo është meritë e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Falë Menduhit dhe bashkëpuntorve të tij edhe shqiptarët në Maqedoni e kanë kuptuar drejtë se duhet bashkuar, duhet të gjejmë forcë për tu bashkuar, të japim dorën njëri tjetrin dhe ti garantojmë qytetarëve tonë një të ardhme më të mirë, është shumë e vërtetë se nuk është niveli i kënaqshëm i jetës së shqiptarëve në Maqedoni, por gjithsesi do ta trajtojmë si shtet do të punojmë bashkërisht dhe do ti përkrahim fuqishëm kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçi dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni”, deklaroi Haradinaj në kuvend zgjedhore të PDSH-së, në komunën e Sarajit.

Ndërkaq, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se, është mirë të festohet 100 vjetori i pavarësisë, por megjithatë duhet të luftojmë euforinë e mashtrimit dhe manipulimit që mundohet të bëjë dikush.

“Popujt serioz kthejnë kokën pas shpine dhe shikojnë me sy kritik historinë e tyre, shumë mirë që është Shqipëria shumë mirë që festojmë 100 vjetorin por është e detyrueshme të përkujtojmë 100 vjet pa Shqipëri ne që jetojmë këtu, ne që kemi ngel jasht shtetit shqiptar kemi pas 100 vjet vuajtje, 24 mijë të burgosur politik shqiptar që janë kalbur burgjeve për këto territore në këto 100 vjet, megjithatë është momenti i mobilizimit, e ndjej veten keq kur flas para jush, mos më keqkuptoni se nuk ju shes mend apo ju bindi që të bëheni me ne, ju vecmë jeni me ne dhe ne sonte duhet bashkërisht të çojmë një porosi te vëllezrit tonë që nuk janë këtu, që janë zhgënjyer, janë dëshpëruar dhe janë shumë afër dorëzimit: Mos u dorëzoni, ia vlen beteja për liri, ia vlen beteja për të drejta, angazhohuni të gjithë për shkak se siç tha edhe gjenerali Haradinaj asnjëherë më të fortë nuk kemi qenë”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se, manipulimi, diskriminimi me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni tash është kombinuar me një diskriminim modern, diskriminimi ekonomik, kjo sipas tij është ajo që po na shkatërron.

“Për këtë duhet mobilizuar të gjithë, prej këtyre shqiptarëve që janë në qeveri s’ka asnjë hajër, ata vetëm po mundohen të shpëtojnë veten, as që kanë gajlen e popullit. Kam shumë besim se zgjedhjet e ardhshme populli do të dënojë pa mëshirë ata që shitën popullin e vet dhe ia dorëzuan armikut”, shtoi Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare mbajti kuvend zgjedhore në komunën e Sarajit. Në kuvendin zgjedhor të degës së PDSH-së në Saraj u zhvilluan punimet për zgjedhjen e kandidatit për kryetar komune dhe listës së këshilltarëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Për kandidat për kryetar komune u zgjodh z.Hazbi Nuredini, ndërsa për bartës të listës së këshilltarëve u zgjodh z.Xhevdet Fejzullahu.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *