Home / Lajme / Maqedoni / Hiqet ndalesa për importin e miellit

Hiqet ndalesa për importin e miellit

Shkup, 7 nëntor 2012 -“Bëhet fjalë për një masë të përkohshme të kushtëzuar, që ka vlejtur për të gjitha vendet e jashtme dhe jo vetëm për Kosovën. Ne do të vazhdojmë me komunikimin dhe bashkëpunimin e mirë ekonomik që kemi me të gjitha shtetet dhe veçanërisht me shtetin e Kosovës”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë e ka tërhequr masën e përkohshme për ndalimin e importit të miellit.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ka shprehur kënaqësi nga efekti i masës restriktive që ka pasur për qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendorë të grurit dhe miellit, Qeveria ka vendosur ta pezullojë atë dhe të lejojë sërish importimin e produktit bazë të bukës.

“Bëhet fjalë për një masë të përkohshme të kushtëzuar, që ka vlejtur për të gjitha vendet e jashtme dhe jo vetëm për Kosovën. Ne do të vazhdojmë me komunikimin dhe bashkëpunimin e mirë ekonomik që kemi me të gjitha shtetet dhe veçanërisht me shtetin e Kosovës”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Vendimi për ndalimin e importit të miellit, i miratuar në korrik të këtij viti, ka shkaktuar ditë më parë reagimin e Prishtinës zyrtare, e cila ka akuzuar Qeverinë e Shkupit se po shkel në këtë mënyrë Marrëveshjen për Tregti të Lirë – CEFTA

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *