Home / Lajme / Maqedoni / Humanistja amerikane: Si e përjetova tmerrin në Maqedoni

Humanistja amerikane: Si e përjetova tmerrin në Maqedoni

14 nëntor-“Gjithçka që ka ndodhur ishte një keqkuptim. Kjo ishte një mungesë e komunikimit, për faktin se ne nuk ishim të njoftuar me legjislacionin e Maqedonisë. Unë nuk e kuptojë se cili prej nesh do të duhej të merrej me analizimin e ligjeve dhe zakoneve të Maqedonisë para se të ndodhte kjo. Por ne nuk e bëmë dhe ky ishte faji ynë”, shprehet Boyd.

Humanistja amerikane Kendi Dunlap ka përshkruar tmerrin që ka përjetuar në burgjet maqedonase, pas ndalimit të saj për shkak të disa monedhave të vjetra.

Përjetimi i saj i kobshëm është shprehur në mediat amerikane, përmes storjeve në gazetën “Clarion Ledger” dhe televizionin “ABC News”, transmeton agjencia INA.

Gjithçka kishte ndodhur pasi Kendi muajin e kaluar në ditën e fluturimit për në vendlindje, u ndalua nga policia maqedonase në aeroportin “Aleksandri i Madh”, duke përfunduar më pas në burgun e Shutkës, pas shqiptimit të paraburgimit me akuzën për trafikim të artefakteve të vjetra historike.

Misionarja humane përfundoi në burgun e Shutkës për shkak se në bagazhin e saj u gjetën monedha të vjetra, që sipas autoriteteve të Maqedonisë bëhet fjalë për trafikim të artefakteve dhe veprave trashëgimore – historike.

Kendi ka rrëfyer se në Maqedoni kishte ardhur për një mision humanitar për të dhënë kontributin e saj si motër medicinale dhe humaniste. Ajo theksoi se ishte viktimë e një keqkuptimi dhe mosnjohjeve të ligjeve vendore për artefaktet dhe gjësendet e tilla.

Amerikania nga qyteti Meridian i shtetit Idaho ka thënë se kishte përfunduar fatalisht në burg, i cili ka qenë në kushte mizore.

Të njëjtën e ka pohuar edhe Yvette Boyd, i cili ishte i pranishëm në misionin e njëjtë me Kendin. “Gjithçka që ka ndodhur ishte një keqkuptim. Kjo ishte një mungesë e komunikimit, për faktin se ne nuk ishim të njoftuar me legjislacionin e Maqedonisë. Unë nuk e kuptojë se cili prej nesh do të duhej të merrej me analizimin e ligjeve dhe zakoneve të Maqedonisë para se të ndodhte kjo. Por ne nuk e bëmë dhe ky ishte faji ynë”, shprehet Boyd.

Miqtë e saj në facebook përmes mënyrave të ndryshme kanë shprehur dashurinë për Kendin, pasi ajo ka ardhur në shtëpinë e saj.

“Dhe po kërkojmë që të vazhdohet me këto nisma, me qëllim që ajo të ndihet më mirë, pas gjithë asaj që ka përjetuar në burgjet afrikane të Maqedonisë”, tregon Boyd.

Pas të gjitha peripecive, Kendi është lënë e lirë, por me dënim me kusht për dy vjet, një dënim që do të vlejë edhe në SHBA, ku ajo detyrohet të paguaj edhe një gjobë prej 300 dollarëve.

Më skandaloze vlerësohet edhe vendimi i autoriteteve maqedonase që humanistes amerikane i është ndaluar hyrja në Maqedoni për 10 vitet e ardhshme.

Protagonistja e kësaj ngjarje që bëri bujë edhe në mediat amerikane më 28 shtator të këtij viti u ndalua nga autoritetet kufitare në aeroportin e Shkupit dhe menjëherë u dërgua në paraburgim në burgun e Shutkës. Autoritetet doganore thanë se në bagazhin e saj kanë gjetur monedha dhe gjësende tjera të cilat konsiderohet si artefakte të lashta dhe historike. Kendi ishte pjesë e një misioni humanitar në Maqedoni në kuadër të Kishës Baptiste Meridian Avenue.

Kendi nuk flet shumë për ndodhinë e tmerrshme, por ajo ndjehet e dëshpëruar se si monedhat e përfituara si dhuratë nga një shtetas i Maqedonisë, i sollën gjithë ato peripeci dhe tmerre në jetën e saj. /INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *