Home / Sport / Humbja s’është tragjedi

Humbja s’është tragjedi

“Edhe humbja është për ekipet edhe ajo është pjesë e futbollit, pasi nëse nuk do të kishte humbje, nuk do të ishte interesant. Pas disa fitoreve me rradhë që kishim këtu, pësuam edhe humbjen e parë, që nuk e kishim dashur të na ndodhë në këtë moment, por ja që ndodhi”, komenton disfatën e parë të Shkëndijës në Tetovë gjatë këtij sezoni, trajneri i ‘kuqezinjëve’, Artim Shaqiri, i cili beson se Shkëndija është e aftë të rrikthehet të fitojë që në ndeshjen e rradhës.

Futbolli në veçanti dhe sporti në përgjithsi çdo herë kanë në lojë tre rezultate. Fitoren, që e dëshirojnë të gjithë, barazimin dhe disfatën, që kuptohet tenton ta shmangë çdo idnivid. E dyta është se çdo dështim meret si normal, nëse ajo të ndodh shpesh, apo kohë pas kohe, ndërsa sikur nuk mundesh ta pranosh, kur vjen në një moment të papritur dhe në një seri kur nuk humbësh në një kohë relativisht të gjatë. Kështu ndodhi me Shkëndijën që pesë vitet e fundit në Tetovë është mundur vetëm nga Vardari sezonin e kaluar dhe të dielën nga Horizont Turnova në derbin e javës së 13-të. “Edhe humbja është për ekipet edhe ajo është pjesë e futbollit, pasi nëse nuk do të kishte humbje, nuk do të ishte interesant. Pas disa fitoreve me rradhë që kishim këtu, pësuam edhe humbjen e parë, që nuk e kishim dashur të na ndodhë në këtë moment, por ja që ndodhi”, komenton disfatën e parë të Shkëndijës në Tetovë gjatë këtij sezoni, trajneri i ‘kuqezinjëve’, Artim Shaqiri. Interesant është fakti se publiku tetovar nuk e mori si tragjike këtë disfatë, duartokiti Horizontin, por nuk i ktheu shpinën Shkëndijës. “Si që thash më parë humbjaështë pjesë e lojës, duhet të përballemi me këtë, të shohim gabimet që bëmë në këtë ndeshje dhe të tentojmë të përmirësohemi në ndeshjet tjera”, shton Shaqiri, i cili beson se Shkëndija mund të rimeret shpejtë pas kësaj disfate dhe të nisë të mendojë për ndeshjest e rradhës. “Fundi i kampionatit nuk është me një ndeshje, ka edhe shumë deri në fund, deri në maj, kështu që do të kemi parasysh gjithë gabimet që kemi bërë në lojë, sa më shpejtë t’i përmirësojmë dhe nga ndeshja e rradhës të fillojmë me fitore tjera”, përfundoi Shaqiri, i cili ka lënë futbollistët të lirë për dy ditë, ndërsa nga e mërkura nis përgatitjet për sfidën me Metalurgun në Shkup, në kuadër të xhiros së 14-të.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *