Home / Sport / I erdhi radha Horizontit!

I erdhi radha Horizontit!

Horizonti befasi e këndshme e këtij sezoni?! Realisht, po. Janë në pjesën e epërme, deri ‘dje’ ishin liderë, mundën Shkëndijën në Turnovë, fituan disa takime, por sa janë të gatshëm për të befasuar? E këtë do të shohim të dielën në Tetovë, kur Horizonti përballet me Shkëndijën, që s’fal kënd në teren të vet. Kjo ndeshje do të japë përgjigjen kush është Shkëndija dhe kush Horizonti.

Tetë ndeshje, tetë fitore për Shkëndijën në Tetovë në këtë sezon. Të dielën në kuadër të javës së 13-të, ‘kuqezinjtë’ presin Horizontin, që këtë sezon befason me paraqitjet e mira. Mirëpo tani ata kanë rradhën për të shijuar forcën e Shkëndijës në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku në prani të ‘Ballistëve’, kjo skuadër thjesht është e pandalshme. Të bindur për fitore, futbollistët e Shkëndijës presin duelin me Horizontin, të cilëve kanë edhe një borxh për t’u kthyer, për disfatën në Turnovë në start të sezonit. “Mezi presim ndeshjen me Horizontin, për tu treguar potencialin që ka Shkëndija. Po, humbëm në ndeshjen e parë në Turnovë, mirëpo kjo s’do përsëritet. Horizonti pretendon të jetë në krye të tabelës, mirëpo ka ardhur koha të përballen me ekip që e ka vendin lartë në renditje. Jemi të bindur në fitore të cilat do të na mbanin në krye të tabelës, do të konfirmonin ambiciet tona për titull, ndërsa njëkohësisht Horizontit do ja bëjmë me dije ku e ka vendin”, shprehen nga tabori ‘kuqezinjëve’. Takimi Shkëndija-Horizonti, luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00. Ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën, në të cilat Vardari në Kumanovë takohet me Napredokun, Pelisteri ndeshet me Metalurgun, Sileksi përballet me Bregallnicën, ndërsa Drita në Bogovinë do të sfidojë Rabotnickin.

Në javën e 13-të takohen:
Vardari – Napredoku,
Renova – Teteksi 1:0,
Shkëndija – Horizont T.,
Pelisteri – Metalurgu,
Sileksi – Bregallnica,
Drita – Rabotniçki.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *