Home / Sport / Ibraimi: “Largohem nëse s’luaj”

Ibraimi: “Largohem nëse s’luaj”

“Personalisht punoj si asnjëherë deri tani, jam plotësisht i përgatitur edhe për sfida më të mëdha, mirëpo nëse diçka nuk ndryshon deri në fund të sezonit garues, nuk përjashtoj mundësinë që të largohem nga skuadra”, njofton Ibraimi, i cili këtë sezon ka shumë pak kontribut në rezultatet pozitive që shënon Sevastopoli.

Futbollisti kërçovar Besart Ibraimi paralajmëron largim nga skuadra ukrainase Sevastopol, nëse së shpejti nuk ndryshojnë për të mirë gjërat rreth aktivizimit të tij në ekip. Rregullat që Federata Ukrainase e Futbollit i ka vendosur rreth numrit të limituar të futbollistëve të huaj që kanë të drejtë të luajnë në një ndeshje të kategorisë së dytë në Ukrainë, është arsyeja që kërçovarin më së shpeshti e len në pankinën për rezervistë. Edhe pse dy sezone më parë, Ibraimi te Sevastopoli erdhi me shumë bujë nga ekipi gjerman Shalke, i cilësuar si mega përforcim, gjërat në sezonin e tij të dytë nuk janë edhe aq pozitive. Sipas rregullave në Ukrainë, në një ndeshje kanë të drejtë të luajnë vetëm tre futbollistë të huaj, ndërsa pasi që Sevastopoli në përbërje ka shumë të tillë, Ibraimi shumë shpesh mbetet në pankinë. “Rregullat e futbollit në Ukrainë janë të qarta, në Ligën e Dytë në një ndeshje kampionale maksimum mund të luajnë tre futbollistë të huaj. Dhe pasi në skuadër jemi shtatë futbollistë që vijmë jashta Ukrainës, është trajneri ai që venos se cilit do t’i japë besim të luajë. Normal, pjesa më e madhe e të huajve tjerë vijnë nga shtete t ëish-republikave sovjetike, është e kuptueshme që atyre u jepet më shumë shans për të luajtur në formacionin e parë”, sqaron Ibraimi arsyet e mos aktivizimit të tij te Sevastopoli. Njëkohësisht ai zbulon se deri në fund të sezonit mund të humb durimin dhe të kërkojë fatin në tjetër skuadër. “Personalisht punoj si asnjëherë deri tani, jam plotësisht i përgatitur edhe për sfida më të mëdha, mirëpo nëse diçka nuk ndryshon deri në fund të sezonit garues, nuk përjashtoj mundësinë që të largohem nga skuadra”, njofton Ibraimi, i cili këtë sezon ka shumë pak kontribut në rezultatet pozitive që shënon Sevastopoli, që për momentin mban vendin e tretë në kategorinë e dytë ukrainse me 35 pikë të tubuara, vetëm një më pak se dy vendet e para, që mundësojnë kualifikim në kategorinë e parë. Ibraimi këtë sezon është paraqitur në 11-të takime, kryesisht i inkuadruar nga stoli, ndërsa ka realizuar vetëm një gol. Vitin e kaluar një kohë ishte i huazuar te Tavria, por pa ndonjë efekt më të madh. Ai te Sevastopoli kaloi nga Shalke ku për tre vite regjistroi vetëm dy ndeshje në Bundesligë, ndërsa pjesën më të madhe kaloi te ekipi amator. Paraprakisht ishte pjesë e Renovës, ndërsa ka luajtur edhe te Napredoku dhe Vllazërimi, ku edhe startoi karrierën e tij.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *