Home / Lajme / Maqedoni / Incident pas manifestimit në Shkup, makinës së shqiptarit i vizatohen kryqe

Incident pas manifestimit në Shkup, makinës së shqiptarit i vizatohen kryqe

Festa e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Maqedoni, do të mbetet në mbamendje përveçse me djegijet e flamujve edhe me incidentet e ndodhura pas manifestimit qendror në Shkup që u mbajt për hir të 100 vjetorit shtet shqiptar.

Në këtë manifestim ishin të ftuar edhe kryeminstri i Shqipërisë, Sali Berisha që ndër të tjera deklaroi se “shqiptarët duhet të punojnë çdo çast për bashkimin kombëtar”, poashtu edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Pasi përfundoi ky kremtim i madhërishëm në sallën “Boris Trajkovski”, ka ndodhur një incident i hidhur, në disa makina kanë qenë të vizatuara kryqe të mëdha. Mbase, edhe këtë kremtim bashkëqytetarët maqedonas e kanë konsideruar si provokim, dhe provokimit i janë përgjigjur në këtë mënyrë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *