Home / Lajme / Maqedoni / Investime në Banjicë të Poshtme dhe të Epërme

Investime në Banjicë të Poshtme dhe të Epërme

9 nëntor-
Në këtë segment të rrugës është ndërtuar kanalizimi fekale i cili më pas do të shtrihet edhe në vazhdim të rrugës, si dhe do të ndërtohen edhe trotuare, ndërsa kostoja e përgjithshme e kwtij projekti do’t kap shifrën deri në 20 mijë euros.

Në dy Banjicat, atë të Poshtme dhe të Epërme, janë duke u realizuar projekte për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në këto fshatra të komunës së Gostivarit.

Në Banjicë të Poshtme, në qendër të fshatit përskaj xhamisë, rregullohet pjesa e rrugës e cila deri më tani paraqiste për këmbësorët por edhe për trafikun në përgjithësi. Me vendosjen e mburojave përskaj rrugës, zgjerimin e pjesëve të ngushta, prishjes të disa mureve dhe objekteve ndihmëse, rruga ka marrë gjatësinë e nevojshme dhe është rritur shikueshmëria.

Në këtë segment të rrugës është ndërtuar kanalizimi fekale i cili më pas do të shtrihet edhe në vazhdim të rrugës, si dhe do të ndërtohen edhe trotuare, ndërsa kostoja e përgjithshme e kwtij projekti do’t kap shifrën deri në 20 mijë euros.

Në Banjicë të Epërme në vijim është ndërtimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 250 metra si dhe realizimi pjesës së dytë të kolektorit, ndërsa në rrjetin e kanalizimit fekal do të lidhen rreth 40 amvisëri. Pas përfundimit të ndërtimit të kanalizimit, është në plan që të bëhet edhe asfaltimi i kësaj rruge. Punët I realizohen NP “Koumanlec”, ndërsa vlera e përgjithshme e këtij investimi është 55 mijë euro.

Në fshatrat Banjicë e Poshtme dhe e Epërme, komuna e Gostivarit ka realizuar një sërë projektesh, ndërsa janë planifikuar edhe disa projekte të tjera infrastrukturore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *