Home / Lajme / Maqedoni / ITALI: ARESTOHEN DY SHQIPTAR NGA MAQEDONIA

ITALI: ARESTOHEN DY SHQIPTAR NGA MAQEDONIA

Policia italiane arrestoi parmbrëmë në Bari dy shtetas të Maqedonisë me kombësi shqiptare, ndaj të cilëve ishte lëshuar një fletëarrest për mashtrime.

Policia italiane theksoi se personat e ndaluar janë Shefik.U, 64 vjeç dhe Nexhat. I, 43 vjeç, të cilët kërkoheshin në një operacion të koduar “Dhelpra dhe Macja”, informon INA.

Ata akuzohen se dy muajt e fundit mashtronin bashkëvendësit e tyre, duke i shpjeguar se kishin ngelur në rrugë pa para dhe se ofronin tu shisnin orë të arit dhe lira ari të falsifikuara. Ata u ndaluan në “Piazza Moro” derisa i shitën një orë një bashkëvendasi të tyre me një vlerë prej 100 euro, duke pretenduar se bëhet fjalë për orë me vlerë 100 mijë euro. Ora e falsifikuar menjëherë pas arrestit u konfiskua nga policia dhe se është konstatuar se bëhet fjalë për orë të falsifikuara që kanë një vlerë të ulët në treg.

Ata kishin arritur që nga një bashkëvendës tjetër të merrnin 500 euro, duke i ofruar një lirë ari, të cilën e vlerësonin 1000 euro dhe se paratë i duheshin për shkak të një aksidenti automobilistik. Policia theksoi se dy mashtruesit po jetonin në hotelin Gabbiano në pjesën e qytetit Mola di Bari. Në dhomën e hotelit janë konfiskuar një shumë e madhe e gjësendeve të tjera të falsifikuara dhe të përfituara nga mashtrimet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *