Home / Lajme / Botë / Itali, bllokohet 1.5 ton drogë

Itali, bllokohet 1.5 ton drogë

Mbi një ton e gjysmë marijuhanë që nga Shqipëria po sillej në Itali nëpërmjet portiti të Manfredonias, në jug të vendit.

Është ky rezultati i operacionit me emrin “Atlantide”, që filloi pasi një avion ushtarak pati vëzhguar një barkë rreth 15 metra të gjatë që nuk ishte ankoruar akoma në port.

Përfaqësuesit e forcave të rendit deklaruan se prej ditësh pritej mbërritja e një ngarkese të madhe droge, prandaj po kryheshin vëzhgime të kujdesshme në zonë.

Barka kishte tërhequr vëmendjen që pa u futur në port. Ajo ishte praktikisht plot e përplot me lëndë narkotike te paketuar në 88 thasë të mëdhenj.

Thasët kishin disa sigla të shënuara përsipër, që ndoshta tregonin destinacionin. U gjetën edhe pistoleta e armë të tjera, mes të cilave edhe një mitroloz me karikator dhe baionetë.

Rojet Financiare arrestuan tre personat që ndodheshin në barkë, dy italiane dhe një shqiptar. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe për mbajtje armësh lufte pa leje. Tani hetimet po vazhdojë për të zbuluar kanalet dhe mënyrën e shpërndarjes së drogës në Itali.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *