Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov kërkon nga Oravi të kërkojë falje për shkak përdorimit të termit ‘sllavomaqedonas’

Ivanov kërkon nga Oravi të kërkojë falje për shkak përdorimit të termit ‘sllavomaqedonas’

19 nëntor-Sipas burimeve të kabinetit të presidentit të Maqedonisë, në takim Ivanov ka kërkuar nga euroambsadori publikisht t’i kërkojë falje popullit maqedonas dhe të shpreh respekt ndaj parimit themelor të vetëvendosjes dhe vetëemërtimit.

Presidenti Gjorge Ivanov sot e thirri euromabsadorin Avio Orav në konsultime urgjente për shkak të emërtimit të maqedonasve si “sllavomaqedonas” në fjalimin e tij para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Sipas burimeve të kabinetit të presidentit të Maqedonisë, në takim Ivanov ka kërkuar nga euroambsadori publikisht t’i kërkojë falje popullit maqedonas dhe të shpreh respekt ndaj parimit themelor të vetëvendosjes dhe vetëemërtimit.

Veprimin e Oravit paraprakisht e dënoi edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Me sjelljen e këtillë nuk kontribuohet drejt zgjidhjes së çështjes së hapur të cilën vendi jonë e ka me fqinjin jugor, dhe shfaqim mospajtim të fuqishëm, protestë dhe e dënojmë këtë. Nëse kjo është ide e dikujt me sjellje të ndryshme të përfaqësuesve të caktuar, Komisioni Evropian për një moment të na pëlqejë neve duke e përdorë termin “maqedonas”, ndërsa në një moment tjetër t’u pëlqejë fqinjëve tanë duke e përdorë termin “sllavomaqenas”, duhet të jetë i vetëdijshëm se me sjelljen e tillë nuk kontribuon në zgjidhjen e çështjes së hapur. Me këtë sjellje, duhet ta dijë që me qëllim apo pa qëllim tregohet se çështja e hapur nuk është vetëm për emrin e vendit tonë, por edhe për identitetin, me të cilën edhe vetë KE-në e vendos në një terren të rrezikshëm të një kontesti kornizat e të cilës definohet nga ana e KB-së” qëndron në reagimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *