Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov vizitoi Katedrën e gjuhës shqipe

Ivanov vizitoi Katedrën e gjuhës shqipe

Shkup, 20 Nëntor – Në prag të 22 nëntorit, dita e 104 vjetorit të Alfabetit shqip, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov vizitoi Katedrën për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Maqedoni e cila mban mësim në gjuhën shqipe.

Kreu i shtetit u uroi festën studentëve dhe profesorëve të cilët e njohën me punën e tyre dhe me problemet që kanë. E falënderuan sepse është funksionari i parë që e ka vizituar Katedrën në ekzistimin e saj për dekada me radhë.

“Gjuha është mjet për komunikim, ndërsa ajo është shumë e rëndësishme. Duhet të mësoni të komunikoni që të mos getoizoheni. Në këtë katedër mësohet dhe kultivohet gjuha shqipe dhe tradita, ndërsa me kahen e përkthimit afrohen dy kultura të cilat kanë ekzistuar bashkë me shekuj”, tha presidenti Ivanov.

Studentët lexuan poezi nga Fatos Arapi dhe nga Bllazhe Koneski me përkthim në gjuhën maqedonase, gjegjësisht në gjuhën shqipe.

Profesorët iu ankuan presidentit se nuk ka ripërtëritje të kuadrit dhe se në drejtimin e përkthimit kanë vetëm një lektor, me çka duhet të angazhojnë bashkëpunëtorë të jashtëm. Ivanov për këtë tha se ka dëshirë për punësime të kuadrit, por se arsyet janë në situatën e përgjithshme ekonomike.

Profesoresha Valbona Toska theksoi se Katedra është shembull i rrallë i arsimit të integruar, sepse në drejtimin e përkthimit dhe interpretim ka edhe studentë për të cilët gjuha shqipe nuk është gjuhë amtare, ndërsa shumë prej tyre pas diplomimit e flasin rrjedhshëm.

Duke folur për historikun, Toska informoi se deri më tani kanë diplomuar 1.165, ndërsa momentalisht në të gjitha vitet studimore studijojnë 163. Në studime postdiplomike janë 64 (42 për gjuhë dhe 22 në letërsi), kanë magjistruar 44, ndërsa kanë doktoruar gjithsej 31.

Katedra për gjuhë dhe letërsi shqipe është hapur në vitin 1971/1972. Më parë, prej vitit 1959/1960, ka qenë Seminar për gjuhë shqipe, ndërsa ka filluar si Lektorat në vitin 1951, në kuadër të Katedrës për gjuhë maqedonase dhe gjuhët e sllovene-jugore. (Zhurnal)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *