Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: MPB-ja nuk është kompetente për zbatimin e Ligjit për flamuj

Jankulloska: MPB-ja nuk është kompetente për zbatimin e Ligjit për flamuj

21 nëntor-Në pyetjen se cili është institucioni që është kompetent për vendosjen e flamurit shqiptare pa u vendosur flamuri i republikës së maqedonisë dhe për ndërrim të tabelave në komunën e Gostivarit, Jankulloska pa përgjigje precize sepse, siç tha, nuk mund t’i dijë hollësisht kompetencat e të gjitha institucioneve.

Lidhur me të gjitha shkrimet me përmbajtje provokative ose të cilat në njëfarë mënyre provokojnë tensione, MPB-ja në kontinuitet ndërmerr masa, theksoi sot ministrja e Punëve të Jashtme Gordana Jankulloska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se vallë MPB-ja do të vendosë hetim lidhur me grafitin e djeshëm në hyrje të Gostivarit “Mirë se erdhët në Shqipëri”.

“Edhe në të kaluarën kemi pasur situata të ngjashme kur i kemi dokumentuar dhe kemi parshtruar kallëzime adekuate”, shpjegoi ajo, pas mbjelljes së drunjve në rrethin e MPB-së.

Në pyetjen se cili është institucioni që është kompetent për vendosjen e flamurit shqiptare pa u vendosur flamuri i republikës së maqedonisë dhe për ndërrim të tabelave në komunën e Gostivarit, Jankulloska pa përgjigje precize sepse, siç tha, nuk mund t’i dijë hollësisht kompetencat e të gjitha institucioneve.

“MPB-ja definitivisht nuk është institucioni i cili ka kompetencë të këtillë, por çdoherë jemi të hapur për bashkëpunim me cilindo qoftë institucion tjetër në qoftë se nga ne kjo kërkohet”, deklaroi ministrja Jankulloska.

Ajo përsëriti se MPB-ja nuk është institucioni kompetent për zbatim të Ligjit për flamuj, por ekzistojnë institucione tjera të cilat në procedurë adekuate, e mbikëqyrin ose e kontrollojnë implementimin e këtij ligji.

“MPB-ja eagon në qoftë se dikush nga ne kërkon ndihmë. Deri në këtë moment nga ne askush nuk ka kërkuar as ndihmë, as që ka dorëzuar çfarëdo kërkesa lidhur me këtë problematikë”, tha ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *