Home / Sport / Kanoset Gjorgji Hristov

Kanoset Gjorgji Hristov

“Nuk guxoj të komentoj referimin, pasi edhe unë jam njeri dhe realisht friksohem të bëj një gjë të tillë pas gjithë atyre kanosjeve dhe kërcnimeve. Edhe unë kam familje, kam fëmijë dhe nuk dua të rrezikoj shëndetin e personave të mij të dashur”, u shpreh Hristov pas ndeshjes me Shkëndijën.

Trajneri i Metalurgut Gjorgji Hristov nuk guxon të komentojë referimin e arbitrave në ndeshjet e Ligës së Parë, pasi që frikësohet nga kanosjet në drejtim të tij dhe familjes. Kjo është deklarata sensacionale e tij pas humbjes nga Shkëndija, ku skuadra e tij mbylli ndeshjen me 9-të futbollistë. “Nuk guxoj të komentoj referimin, pasi edhe unë jam njeri dhe realisht friksohem të bëj një gjë të tillë pas gjithë atyre kanosjeve dhe kërcnimeve. Edhe unë kam familje, kam fëmijë dhe nuk dua të rrezikoj shëndetin e personave të mij të dashur”, u shpreh Hristov pas ndeshjes me Shkëndijën, ndërsa i pyetur nëse vërtet ka patur kërcnime, përsëri pohoi një gjë të tillë. “Unë atë që pata për të thënë e thash dhe ju tani si të doni kuptojeni. Ose përkthjeni në shqip, ose transmetoni origjinal, por e vërteta është se unë frikësohem të komentoj referimin, pas kanosjeve që kisha. Ka televizione, ka organe kompetente dhe le të meren ata me këtë punë”, përfundoi Hristov. Sa i përket ndeshjes, trajneri i Metalurgut vlerësoi lojën e skuadrës së tij, duke e potencuar humbjen e penaltisë si moment kyç për disfatën në derbin e javës së 14-të. “Uroj skuadrën e Shkëndijës për fitoren e arritur, ndërsa ne mbetet të kërkojmë të përmirësohemi në ndeshjet e rradhës. Luajtëm mirë në pjesën e parë, kishim penalti që nuk e realizuam, ndërsa më pas kundërshtari avansoi poashtu nga penaltia. Në vazhdim provuam të rrikthehemi, por morëm një karton të kuq, pastaj edhe një tjetër dhe në situatë të tillë me dy futbollistë më pak përballë një Shkëndije kualitative nuk mundesh të shpresosh më tepër”, përfundoi Hristov, i cili ndoshta në ditët në vijim do të duhet të precizojë se kush në fakt kishte kërcnuar për të mos komentuar referimin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *