Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënohen ‘branitellat’

Kërcënohen ‘branitellat’

30 nëntor-Nëpërmjet një reagimi, Shoqata e “branitellave” nga rajoni i Kumanovës thuhet se nuk kanë harruar akoma asgjë nga 2001.
Sipas kësaj shoqate, çdo respect për ndjenjat e bashkësisë etnike shqiptare me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit të tyre, por ne dënojmë aktet provokuese dhe thirrjet të grupeve radikale për krijimin e Shqipërisë së Madhe

Ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë të njohur si “branitellat” në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni nga rajoni i Kumanovës përmes së shoqatës së tyre kanë reaguar kundër manifestimeve të shqiptarëve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Nëpërmjet një reagimi, Shoqata e “branitellave” nga rajoni i Kumanovës thuhet se nuk kanë harruar akoma asgjë nga 2001.
Sipas kësaj shoqate, çdo respect për ndjenjat e bashkësisë etnike shqiptare me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit të tyre, por ne dënojmë aktet provokuese dhe thirrjet të grupeve radikale për krijimin e Shqipërisë së Madhe

“Ne si mbrojtës i bëjmë me dije se nuk kemi harruar asgjë nga 2001, dhe së paku se si të shtiejmë me armë. Ne nuk u frikësuam dhe dëshmuam në 2001 se nuk frikësohemi për jetën tonë për Maqedoninë dhe shtatë nga ne u flijuan për këtë vend dhe sovranitetin e tij. Ne tani jemi të bindur se forcat e armatosura të Maqedonisë janë të gatshme për t`iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe rreziqeve dhe ne jemi të gatshëm për t`iu përgjigjur çdo thirrje”, ka nënvizuar Shoqata e “branitellave” maqedonas.INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *