Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarja e Clinton-it në Tetovë

Këshilltarja e Clinton-it në Tetovë

Zeenat Rahman, këshilltarja speciale e Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton, ka vizituar dje Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik LOJA.

Tetovë, 16 Nëntor – Ajo raportohet të ketë pasur një takim me stafin e Qendrës LOJA, ku ka shkëmbyer përvojat në lidhje me punën që kjo organizatë bën në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit Peëendimor.

Ajo ka takuar gjatë kësaj vizite në Tetovë edhe zyrtaret dhe studentët e Universitetit të Evropës Juglindore.

“Zeenat Rahman shprehu entuziazmin për punën e Qendrës LOJA dhe njëkohësisht u shikuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Ne veçanti, interesimi ishte i lartë edhe për faktin që Zeenat Rahman vjen nga sfera sektorit të shoqërisë civile ku ka punuar për integrime ndërfetare në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e QBB LOJA.

Gjatë kësaj vizite, Zeenat Rahman ka qenë e shoqëruar nga zëvendësja e saj Menaka Nayyar në kuadër të Zyrës për Çështje Globale për të rinj pranë Departamentit të Shtetit Amerikan.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *