Home / Lajme / Maqedoni / Koalicion mbarëshqiptar për festimet e 100-vjetorit

Koalicion mbarëshqiptar për festimet e 100-vjetorit

Shkup, 3 nëntor – Ngjitja e flamurit në pjesën e përparme të fasadës së objektit të Ambasadës shqiptare, siç ka njoftuar ambasadori Çejku, është vetëm një nga aktivitetet që do të vijnë e shpeshtohen në këtë muaj të festimeve, në koordinim me Këshillin Organizativ dhe me institucionet e tjera të pushtetit lokal dhe të sektorit civil.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka vendosur me të hyrë në muajin nëntor një flamur shqiptar në pjesën frontale të objektit të saj.

Ambasadori shqiptar, Arben Çejku, ka shpallur me këtë rast fillimin e kapitullit të ri të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe të Flamurit Shqiptar.

Ngjitja e flamurit në pjesën e përparme të fasadës së objektit të Ambasadës shqiptare, siç ka njoftuar ambasadori Çejku, është vetëm një nga aktivitetet që do të vijnë e shpeshtohen në këtë muaj të festimeve, në koordinim me Këshillin Organizativ dhe me institucionet e tjera të pushtetit lokal dhe të sektorit civil.

Diplomati shqiptar, i pyetur lidhur me zërat për një koalicion ndër-shqiptar në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka theksuar se Tirana zyrtare mbështet dialogun mes partive politike shqiptare, porse tani vijon një koalicioni panshqiptar i festimeve të 100-vjetorit.

“Kemi një koalicion mbarëshqiptarë në nderim të Flamurit dhe nderim të datës së Pavarësisë. Kjo ka krijuar sigurisht një dimension tjetër edhe për një dialog ndër-politik dhe ne mbështesim vazhdimësi të gjitha përpjekjet që bëhen për promovimin e vlerave të demokracisë, si dhe për mbrojtjen e statusit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë për avancimin e të drejtave të tyre në rrugë institucionale dhe kjo nuk përjashton asnjëlloj koordinimi dhe bashkëpunimi. Përkundrazi, ne mbështesim çdolloj bashkëpunimi që është i mundshëm ndërmjet partive politike”, ka deklaruar Çejku.KOHA

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *