Home / Lajme / Maqedoni / Kodra e Diellit këtë dimër me skijim nate

Kodra e Diellit këtë dimër me skijim nate

Përfunduan pregaditjet për sezonin dimëror. Kodra e Diellit nga ky sezon fillon edhe me skijim gjatë natës.

Tetovë, 18 Nëntor – Kanë përfunduar përgatitjet për këtë sezon skijor në Kodrën e Diellit. Në Kodrën e Diellit deri tani ka rënë disa centimetra borë. Aktualisht, ashensorët e skive janë funksional dhe nëse bie edhe një masë e konsiderueshme bore, sipërfaqja që do ta kenë në dispozicion skiatorët do të jetë më e madhe dhe më komforte për të zhvilluar aktivitetet e tyre në Kodrën e Diellit. Në funksion është vënë edhe ashensori më i madh “Ceri Pashina”. Këtë vit si risi është fakti që për herë të parë do të ketë skijim edhe gjatë natës, më saktësisht në periudhën prej ora 19 deri ora 22 në pistën “Teteks”, ndërsa cmimi do të jetë 500 denare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *