Home / Lajme / Maqedoni / Komunat do të financojnë zgjedhjet lokale

Komunat do të financojnë zgjedhjet lokale

9 nëntor-Me ndryshimet e reja të Ligjit për financimin e partive politike arrihet një transparencë në sferën e financimit të partive politike dhe qasje në të dhënat në regjistrin e donacioneve, publikimi i financimit të fushatave, forcimin e sistemit të kontrollit dhe mbikqyrjes së punës së partive politike si dhe vënien e mbrojtjes juridike përmes sanksioneve në rast të mosrespektimit të ligjit dhe afateve për dorëzimin e raporteve financiare.

Komunat në Maqedoni janë të obliguara të shlyejnë detyrimet financiare dhe pagesat ndaj komisioneve zgjedhore lokale dhe harxhimeve tjera. Një vendim i tillë i nxjerrë nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) në Maqedoni ka informuar komunat se ato do të bartin të gjitha harxhimet dhe financimin e komisioneve dhe këshillave zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale 2013. Një pjesë e komunave janë skandalizuar me këtë vendim të BNJVL dhe Qeverisë, duke alarmuar tërheqjen e tij për disa komuna që nuk janë në gjendje të mirë financiare dhe nuk mund të përballojnë këto harxhime. Disa krerë të komunave kanë theksuar se janë të skandalizuar me vendimin dhe se ata nuk mund të përballojnë ate. “Ne jemi një komunë e varfër dhe mezi po përballojmë kapacitetet e tjera elementare dhe lere më të na ngarkon edhe një detyrim i tillë. Ne në koordinim edhe me komuna të tjera do të reagojmë edhe institucionalisht, në rast se nuk arrihet ndonjë kompromis”, theksoi një përfaqësues i një komune shqiptare.BNJVL ka ndarë edhe buxhetin se sa do të duhet që komunat të ndajnë lidhur me organizimin dhe financimin e komisioneve zgjedhore në të gjitha nivelet në planin komunal.Komuna e Likovës është e detyruar të paguaj rreth 2 milion denarë, komuna e ]airit 3,5 milion denarë, Zhelina mbi 2 milion denarë, Zajazi mbi 1,8 milion denarë, Studeniçani 1,7 milion denarë, Vrapçishta 1,8 milion denarë, Tetova 5,1 milion denarë, Gostivari 5 milion denarë, Manastiri 8 milion denarë, Kumanova 6,8 milion denarë, etj. Ky propozim dhe vendim i rekomanduar pritet të rëndojë kryesisht komunat rurale të cilat kërkojnë zgjidhje alternative dhe përgjegjësia ti takojë Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe komisioneve komunal. Parlamenti i Maqedonisë miratoi sot ndryshimet dhe plotësimin e Kodit zgjedhor dhe Ligjit për financimin e partive politike. Këto ndryshimet siç thuhet janë bërë në përputhje me rekomandimet nga raporti përfundimtar i misionit vëzhgues OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e fundit parlamentare 2011 si dhe nga rekomandimet e GREKO në raportin e fundit për Maqedoninë me temën “Inkriminimi dhe financimi i partive politike”.

Parlamenti i Maqedonisë miratoi sot ndryshimet dhe plotësimin e Kodit zgjedhor dhe Ligjit për financimin e partive politike.

Këto ndryshimet siç thuhet janë bërë në përputhje me rekomandimet nga raporti përfundimtar i misionit vëzhgues OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e fundit parlamentare 2011 si dhe nga rekomandimet e GREKO në raportin e fundit për Maqedoninë me temën “Inkriminimi dhe financimi i partive politike”.

Partitë e opozitës kanë shprehur mëdyshje për mundësinë e falsifikimeve me miratimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Sipas partive opozitare, me këto ndryshime nuk janë përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe se pushteti edhe tani pa votat e opozitës maqedonase dhe shqiptare ka votuar ndryshimet, duke lënë hapësira dhe mëdyshje për falsifikime të zgjedhjeve. Votimi i këtij ligji që nevojitej edhe parimi i Badenterit është përkrahur nga deputetët e BDI-së.
Me ndryshimet e reja mundësohet ndarja e shtetit nga partitë politike, sigurimi i mbrojtjes juridike për financimin e paligjshëm të fushatave zgjedhore, transparencë në punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe definim i afateve për sjelljen e vendimeve gjyqësore lidhur me ankesat e Këshillit për Radiodifuzion.

Me ndryshimet e reja të Ligjit për financimin e partive politike arrihet një transparencë në sferën e financimit të partive politike dhe qasje në të dhënat në regjistrin e donacioneve, publikimi i financimit të fushatave, forcimin e sistemit të kontrollit dhe mbikqyrjes së punës së partive politike si dhe vënien e mbrojtjes juridike përmes sanksioneve në rast të mosrespektimit të ligjit dhe afateve për dorëzimin e raporteve financiare.

Me ndryshimet e reja parashihet që partitë politike në faqet e tyre të internetit të publikojnë regjistrin e donacioneve në çdo gjashtë muaj. Ministria e Financave obligohet që në çdo gjashtë një vit të realizojë trajnime me partitë lidhur me financimin e tyre dhe punës e zbatimit të raporteve financiare vjetore. Në rast se partitë nuk dorëzojnë raport financiar vjetor, parashihen sanksione ligjore. Këto dy ligje janë pjesë e pakos së ligjeve evropiane. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *