Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë ‘Roli i partive politike në procesin zgjedhor’

Konferencë ‘Roli i partive politike në procesin zgjedhor’

30 nëntor-Zgjedhje korrekte dhe të liram theksoi euroambasadori Aivo Orav, është një prej kritereve për anëtarësim në BE, ndërsa janë pjesë e kritereve të Kopenhagës nga viti 1993. Partitë politike midis cikleve zgjedhore luajnë rol kyç në reformën zgjedhore dhe për këtë arsye duhet që të gjitha palët e involvuara të japin kontribut aktiv dhe të ekzistojnë konsenzus i gjërë për çështjet e zgjedhjeve.

Partitë politike me politikat dhe me mesazhet të cilat i plasojnë si në periudhën e cila pason në zgjedhje, ashtu edhe në vetë parazgjedhjet, drejtpërdrejt ndikojnë në atmosferën për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Udhëheqësitë e partive me mesazhet dhe procedurat e tyre ndikojnë edhe në sjelljen e anëtarësisë dhe simpatizuesve.

Këtë e potencoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, në konferencën e sotme “Roli i partive politike në procesin zgjedhor”, në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup. Respektimi i vullnetit të popullit, respektimi i rezultatit zgjedhor është gjithashtu, nënvizoi, obligim i padyshimtë i çdo subjekti politik.

“Pa respektimin e këtij obligimi, zgjedhjet paraqesin shpezim i kotë i kredibilitetit dhe resurseve shtetërore. Për këtë arsye obligimi për sjellje korrekte dhe konstruktive është i dyfishtë edhe para dhe pas zgjedhjeve”, tha Veljanoski.

Reforma dhe avancimi i legjislativës zgjedhore, konsideron kryetari i Kuvendit, duhet të shkojë dorë për dore me transformimin e vetëdijes dhe qëndrimeve, ndërsa më së shumti me sjelljen e subjekteve partiake. Ai përkujtoi se është miratuar Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor në të cilin janë sendrtëuar standardet e nevojshme ndërkombëtare për realizim të zgjedhjeve. Theks i veçantë, në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, është vendosur në zhvillimin e mekanizmave për mbrojtje të cilat do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të strukturave shtetërore nga ato partiake, si dhe në financimin e fushatës zgjedhore. Kuvendi e miratoi edhe Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për financim të partive politike, në drejtim të transparencës dhe opinionit në financimin e partive politike.

Sipas shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Breth, partitë politike janë me rëndësi esenciale, ato janë gur-themelimi i procesit demokratik.

Zgjedhje korrekte dhe të liram theksoi euroambasadori Aivo Orav, është një prej kritereve për anëtarësim në BE, ndërsa janë pjesë e kritereve të Kopenhagës nga viti 1993. Partitë politike midis cikleve zgjedhore luajnë rol kyç në reformën zgjedhore dhe për këtë arsye duhet që të gjitha palët e involvuara të japin kontribut aktiv dhe të ekzistojnë konsenzus i gjërë për çështjet e zgjedhjeve.

Euroambasadori Orav theksoi se është arritur shumë në kuadër të dialogut të nivelit të lartë, por, tha, mbetet ende punë.

Në konferencën, përfaqësuesit e partive politike, ekspertë ndërkombëtar dhe përfaqësues të ODIHR-së biseduan për rekomandimet e OSBE/ODIHR për vendim pas vëzhgimit të tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *