Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë shkencore në UEJL

Konferencë shkencore në UEJL

Kjo konferencë shkencore, e shtata me rradhë e organizuar nga UEJL-ja, mbahet për nderë të ditës së alfabetit dhe njëqind vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë, ndërsa përkon edhe me 11 vjetorin e themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, tha rektori i këtij Universiteti Zamir Dika.

Me temën “Gjuha, letërsia dhe kultura shqiptare nga pavarësia e deri më sot”, në Universitetin e Evropjës Juglindore në Tetovë filloi konferenca shkencore ndërkombëtare ku me kumtesat e tyre janë paraqitur një numër i madh i studiuesve të gjuhës letërsisë dhe kulturës, nga mbarë trojet shqiptare.

Kjo konferencë shkencore, e shtata me rradhë e organizuar nga UEJL-ja, mbahet për nderë të ditës së alfabetit dhe njëqind vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë, ndërsa përkon edhe me 11 vjetorin e themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, tha rektori i këtij Universiteti Zamir Dika.

“Që në fillim është gdhendur qartë misioni i universitetit duke ngërthyer në vete përkushtimin për të promovuar gjuhën shqipe në arsimin e lartë. Krahas kësaj për arritjen e përsosmërisë me mësim dhe hulumtim, e pa këto përpjekje zaten ne nuk do mundë të flitmin sot për krijimin e mundësive të barabarta në një mjedis të hapur dhe me perspektivë kombëtare shumë gjuhësore dhe shumë kulturore. Pa këtë hap të fortë të vazhdimsisë sonë kulturore emancipuese ne nuk do kishim vetëdijen gjuhësore e letrare që e kemi sot , kurse dëshmi e kësaj është edhe konferenca juaj shkencore të dashur kolegë studjues”, tha Dika.

Hamit Xhaferi prodekan i fakultetit të gjuhës dhe letërsisë tha se UEJL kjo është hera e shtatë që UEJL organizon këtë eveniment të rëndësishëm për gjuhën dhe letërsinë. “Në kuadër të këtij viti jubilar UEJL ka marrë një sërë iniciativash me karakter kulturor shkencorë e sportive për ta nderuar këtë ngjarje të madhe për ne Shqiptarët.

Tani më fakulteti i gjuhës organizon për të shtatën herë aktivitete të tilla shkencore duke krijuar një traditë të begatshme të cilën e karakterizojnë vlerat e qëndrushme shkencore e kulturore dhe orientimi i theksuar pozitiv i kultivimit të gjuhës letërsisë dhe kulturës ,e për të thelluar kështu njohuritë mbi shkencën e kulturën që është pjesë e formimit të identitetit tonë në këtë mjedis të hapësirës akademike shqiptar”, tha profesor Hamit Xhaferi.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *