Home / Sport / Krespo kërkon një karrierë trajneri

Krespo kërkon një karrierë trajneri

Ish-sulmuesi i famshëm argjentinas, Hernan Krespo, po pret me padurim fillimin e një sfide të re pasi bëhet gati t’i hyjë karrierës së trajnerit.

37 vjeçari, me një karrierë të pasur në klube si Parma, Lacio, Çelsi dhe Milan, i dha fund futbollit të luajtur në shkurtin e këtij viti, pasi kishte realizuar 305 gola për klubet dhe kombëtaren. Tre herë kampioni i Serisë A, pret me padurim të përfundojë kursin për trajner dhe të kthehet përsëri në pankinë, por këtë radhë si një trajner, ndërsa pret oferta nga klubet që janë të gatshme t’i besojnë atij.

“E kam mbyllur si futbollist, tani dua të bëhem trajner. Do të filloj studimet dhe pres që të marr licencën në qershor. Pse jo, mund të filloj menjëherë punë si trajner, do të dëgjoj ofertat që më bëhen dhe do të vendos se ku do të nis këtë karrierë të re”, tha ai.

“Kur fillon të mendosh për një karrierë si trajner, duhet të marrësh licencat, dhe kjo është ajo që po bëj unë aktualisht. Për mua është njëlloj nëse filloj punë si trajner në Itali, Zvicër apo Argjentinë. Unë thjesht kam dëshirë të nis këtë profesion dhe nëse arrij të përsërit një pjesë të karrierës time si futbollist, do të ishte diçka shumë e bukur”, tha sulmuesi që për shumë vite me radhë është cilësuar nga më të fortët në qarkullim në futbollin botëror.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *