Home / Lajme / Maqedoni / Kryeshefi Bajrami demanton:Aksioni në Çegran nuk ishte adresuar ndaj ish ushtarëve të UÇK-së

Kryeshefi Bajrami demanton:Aksioni në Çegran nuk ishte adresuar ndaj ish ushtarëve të UÇK-së

10 nëntor-Kryeshefi I SPB-së në Tetovë Shefik Bajrami, ka deklaruar për Televizionin Koha se aksioni policor nuk ka qenë I drejtuar ndaj ish –pjesëtarëve të UÇK-së por në kapjen e personave ndaj të cilëve është dyshuar se kanë keqtrajtuar seksualisht një 19 vjeçare.

Ekskluzive.

Policia hedh poshtë pretendimet se aksioni ka qenë i adresuar ndaj ish ushtarë të UÇK-së.

Mënjëherë pas publikimit të lajmit nga ana e Televizionit Koha se është kryer aksion policor në fshatin Çegran të Gostivarit, Sektori I Punëve të Brendëshme në Tetovë, ka dalur me një informacion, ku hedh poshtë pretendimet e personave se aksioni ka qenë I drejtuar ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Kryeshefi I SPB-së në Tetovë Shefik Bajrami, ka deklaruar për Televizionin Koha se aksioni policor nuk ka qenë I drejtuar ndaj ish –pjesëtarëve të UÇK-së por në kapjen e personave ndaj të cilëve është dyshuar se kanë keqtrajtuar seksualisht një 19 vjeçare.

“Aksioni nuk ka qenë I adresuar ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe as që ka prapavijë të tillë. Kemi kërkuar persona të denoncuar nga një 19 vjeçare e cila ka denoncuar të njejtit se ka qenë e matretuar seksualisht”, tha Bajrami. Sipas tij, 19 vjeçarja P.M nga fshati Çegran mbrëmë ka denoncuar 5 persona po nga ky fshat në stacionin Policor në Gostivar për veprën penale përdhunim sipas kodit penal të R.M-së 418 A.

“E njejta denoncoi se nga 5 bashkëfshatarët e saj gjatë tri viteve të kaluara ka qenë e abuzuar seksualisht në kontinuitet. Sipas rrëfimit në polici ajo që nga mosha 16 vjeçare ka qenë e maltretuar seksualisht dhe e obliguar për të kryer shërbime seksuale për përfitime materiale. SPB-ja e Tetovës, pas marrjes së denoncimit në konsultim me prokuroninë publike në Gostivar edhe gjykatësin hetues ndërmorri aksion me urdhëresë të gjyqit në 5 shtëpi në fshatin Çegran me qëllim të sigurimit të provave materiale edhe formale në lidhje me veprën e denoncuar. Një nga personat e dyshuar është thirrur në bisedë informative. Me të njejtin është biseduar dhe më pas është lëshuar në shtëpi”, deklaroi kryeshefi Bajrami.

Bajrami, tha se policia ka kryer kontrolle në shtëpitë pronë e (S. A) (L.A), (E.I), (B.E), (R.E). Pas bisedës informative E.I është liruar në orën 18.00.

“Aksioni është realizuar konform ligjit për procedurë penale dhe me urdhëresë me shkrim të gjyqit themelor në Gostivarë me ç`rast janë kryer bastisje me qëllim të sigurimit të provave materiale dhe formale në 4 shtëpi në Çegran dhe një shtëpizë e vogël, objekte të locuara të cilët ajo I ka treguar se është kryer vepra penale. Unë me përgjegjësinë më të lartë morale në cilësinë e Kryeshefit të SPB-së deklaroj se Policia e Gostivarit në rastin konkret ka vepruar me profesionalitetin dhe përgjegjësinë më të lartë konform ligjit për procedurë penale” deklaroi Bajrami, për Televizionin Koha.
TV KOHA
www.tvkoha.tv

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *