Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pranë familjes Haradinaj

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pranë familjes Haradinaj

30 nëntor-Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka ri-përsëritur qëndrimin që kjo fitore e madhe do të thotë faqebardhësi për Ramushin dhe bashkëluftëtarët e tij por edhe për të gjithë kombin shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi pas pjesëmarrjes në pritjen solemne të organizuar në Sheshin e Prishtinës ku mijëra qytetar ishin mbledhur për të pritur ardhjen e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, së bashku me të afërmit dhe familjarët e Haradinajt ka qëndruar edhe në shtëpinë e Haradinajve ku ka takuar edhe babain e Ramushit Hilmi Haradinaj.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka ri-përsëritur qëndrimin që kjo fitore e madhe do të thotë faqebardhësi për Ramushin dhe bashkëluftëtarët e tij por edhe për të gjithë kombin shqiptar.

Ndërsa Ramushit i uroi suksese të reja në betejat politike dhe sfidat e radhës sepse Kosova ka nevojë për Ramushin dhe ai mund të çojë punët përpara.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *