Home / Sport / Ksavi i thotë jo milionave të Anzhi

Ksavi i thotë jo milionave të Anzhi

Jo të gjithë janë gati të ndërrojnë fanellë sa herë që bëhet fjalë për disa miliona euro më shumë. Shembulli konkret është mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, i cili është mësuar se ka refuzuar një ofertë faraonike nga Anzhi në Rusi.

Klubi i njohur rus, ku gjendet aktualisht futbollisti më i paguar në botë, Samuel Eto’o me 20 milionë euro në vit, ka kërkuar me ngulm lojtarin e Barcelonës, për të cilin ka bërë edhe një ofertë konkrete për blerjen e tij, 21 milionë euro.
Në një situatë të tillë, klubi katalanas ka refuzuar, por duke pyetur më parë futbollistin se mos interesohej për këtë ofertë, pasi mendohej se rroga e tij te skuadra ruse mund të kalonte 10 milionë eurot, një shifër e pamendueshme në klube të tjera.
Por lojtari ka bërë të qartë që as ka ndër mend të lëvizë nga skuadra katalanase dhe ëndërron që të mbyllë në radhët e saj karrierën si futbollist. Kjo është arsyeja pse Barcelona ka menduar që t’i bëjë sa më parë rinovimin e kontratës ekzistuese që përfundon në vitin 2014.
Parashikohet që kontrata e re të jetë deri në vitin 2016, ndërsa më pas do të jetë në dorën e lojtarit të vendosë nëse do të rinovojë me katalanasit apo do të largohet nga futbolli i luajtur.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *