Home / Sport / ‘Kupa e flamurit’ për KV Shkëndijën

‘Kupa e flamurit’ për KV Shkëndijën

“Jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e turneut dhe me gjithë kualitetin e treguar në këtë manifestim. Besoj se të gjithë kanë ngelur të kënaqur me organizimin tonë, ndërsa njëkohësisht mendoj se me dinjëtet respektuam 100 vjetorinë e Pavarësisë së Shqipërsië. Sa i përket aspektit sportiv, mendoj se skuadrat treguan kualitet, ne për një nuansë ishim më të mirë se tjerët dhe normal që ndjehemi të kënaqur me këtë triumph edhe pse nuk ishte me rëndësi se kush do të fitojë dhe rezultati ishte në plan të dytë”, deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma.

Klubi i Volejbollit Shkëndija është fituese e turneut mbarëkombëtar ‘Kupa e Flamurit’, i cili u organisua për dy ditë më rradhë në Tetovë, në kuadër të manifestimeve për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. ‘100 vjet pa Shqipërinë’ ishte motoja e këtij turneu, në të cilin përveç Shkëndijës, morën pjesë edhe Theranda e Kosovës, Elbasani i Shqipërsië dhe Liria e Zherovjanit. Garat nisën me fazën gjysmëfinale dhe në përballjen e parë Shkëndija mundi 3:0 Lirinë e Zherovjanit, në një duel që u dominua në tërësi nga volejbollistët ‘kuqezi’. Pas ndeshjes së parë u bë hapja solemne e këtij turneu të cilin të hapur e shpalli kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Pasoi valle artistike nga një grup fëmijësh, ndërsa më pas u zhvillua gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Therandës dhe Elbasanit, skuadra këto që sollën shumë emocione, paqartësi dhe ndeshje të mrekullueshme që kënaqi publikun e pranishëm në palestër. Pas pesë seteve të zhvilluara, në finale kualifikohet Theranda që fiton sfidën me rezultatin e ngushtë 3:2 edhe pse ndoshta të dyja ekipet merituan kualifikimin. Në ditën e dytë, Elbasani mundi bindshëm Lirinë 3:0 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të këtij turneu mbarëkombëtar. Ndeshja finale e këtij turneu solli shumë emocione, ndërsa në palestër të stërmbushur të pranishëm ishin edhe figura të njohura nga jeta politike dhe sportive, ndërsa morën pjesë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe krytari i LSI-së së Shqipërisë, Edi Rama. Finalja solli volejboll cilësor, me Shkëndijën që për një nuansë ishte më kualitative dhe në fund me meritë fitoi vendin e parë në këtë turne, pasi mundi 3:0 skuadrën kualitative të Therandës. “Jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e turneut dhe me gjithë kualitetin e treguar në këtë manifestim. Besoj se të gjithë kanë ngelur të kënaqur me organizimin tonë, ndërsa njëkohësisht mendoj se me dinjëtet respektuam 100 vjetorinë e Pavarësisë së Shqipërsië. Sa i përket aspektit sportiv, mendoj se skuadrat treguan kualitet, ne për një nuansë ishim më të mirë se tjerët dhe normal që ndjehemi të kënaqur me këtë triumph edhe pse nuk ishte me rëndësi se kush do të fitojë dhe rezultati ishte në plan të dytë”, deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma, i cili njëherit ishte ndër më të angazhuarit në Këshillin Organizativ të këtij turneu. Përveç volejbollit, organizatorët kishin përgatitur edhe program të pasur artistik, të cilët zbavitën shikuesit e pranishëm në palestër. Pas përfundimit të turneut, të gjitha skuadrat pjesëmarëse, mysafirë, sportistë dhe miq të KV Shkëndija ishin në darkë të përbashkët, ku edhe u bë mbyllja e turenut të volejbollit ‘Kupa e Flamurit’, që u organizua për ndet të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Gjysmëfinalet:
Shkëndija-Liria 3:0 (25:16, 25:5, 25:18)
Theranda-Elbasani 3:2 (21:25, 29:27, 18:25, 25:21, 15:13)
Ndeshja për vendin e tretë:
Elbasani-Liria 3:0 (25:19, 25:17, 28:26)
Ndeshja për vendin e parë:
Shkëndija-Theranda 3:0 (25:17, 25:22, 25:15)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *