Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, gjysmëfinalja Shkëndija-Vardari

Kupa e Maqedonisë, gjysmëfinalja Shkëndija-Vardari

Shorti ka dhënë një duel të madh që në gjysmëfinale, kur do të përballen

Të mërkurën është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Maqedonisë në futboll, ku katër skuadrat më të mira të këtij edicioni shpresojnë të avansojnë më tej, në tentimin për të fituar trofeun e kësaj gare. Shorti ka dhënë një duel të madh që në gjysmëfinale, kur do të përballen Shkëndija dhe Vardari në ndeshjen që cilësohet si finale para finales. Pasi u mësua se dy kampionët e fundit të vendit do të përballen mes veti në ½ e finales së Kupës, ishte e qartë se dyshen e dytë do ta përbëjnë Sileksi dhe Teteksi, që përfundimisht patën fat në short dhe njëra prej tyre do të ketë rastin të luftojë për trofeun e madh në finale. Takimet e para të gjysmëfinales do të zhvillohen më 17 prill 2013-të, kur vendas do të jenë Shkëndija dhe Sileksi, ndërsa ato të kthimit në program do të jenë më 2 maj 2013, kur do të mësohen emrat e skuadrave finaliste të Kupës.

Kupa e Maqedonisë, gjysmëfinalet:
Shkëndija-Vardari
Sileksi-Teteksi

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *