Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, kthyeset e 1/4 së finales

Kupa e Maqedonisë, kthyeset e 1/4 së finales

“Nuk do jetë aspak e lehtë dhe nëse dikush mendon ndryshe gabohet rëndë. Teteksi luan shumë mirë, ne u bindëm në këtë në takimin e parë kur barazuam pa gola, por edhe në kampionat, ku mezi fituam 1:0. Për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të presim rastin tonë për t’i ndëshkuar. Duke u bazuar në rezultatin nga ndeshja e parë, ne nuk guxojmë të pranojmë gol në këtë sfidë, pasi ashtu do të vështirësonim gjërat. Pres angazhim maksimal nga gjithë bashkëlojtarët e mi dhe me lojë të mencur të marim rezultat që do na cojë në gjysmëfinale”, deklaroi mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e kthimit të cerekfinaleve të Kupës së Maqedonisë në futboll, në të cilat priten takime interesante dhe mjaft nxitëse. Tre skuadra shqiptare janë pjesë e kësaj faze dhe të trija kërkojnë kualikim në gjysmëfinale, megjithse në shikim të parë pas ndeshjeve të para, Drita është ajo që ka situatën më të vështirë, në varshmëri nga ndeshja e parë në Bogovinë. Por të nisim me rradhë. Në Tetovë pritet takim interesant në duelin lokal ndërmjet Renovës dhe Teteksit. Sfida e parë u mbyll 0:0 dhe tani skuadrat fillojnë gjithcka nga fillimi. Teteksi edhe pse është i fundit në renditje në kampionat, megjithatë kohëve të fundit luan mirë, posacërisht pas angazhimit të disa futbollistëve cilësorë dhe me përvojë. “Nuk do jetë aspak e lehtë dhe nëse dikush mendon ndryshe gabohet rëndë. Teteksi luan shumë mirë, ne u bindëm në këtë në takimin e parë kur barazuam pa gola, por edhe në kampionat, ku mezi fituam 1:0. Për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të presim rastin tonë për t’i ndëshkuar. Duke u bazuar në rezultatin nga ndeshja e parë, ne nuk guxojmë të pranojmë gol në këtë sfidë, pasi ashtu do të vështirësonim gjërat. Pres angazhim maksimal nga gjithë bashkëlojtarët e mi dhe me lojë të mencur të marim rezultat që do na cojë në gjysmëfinale”, deklaroi mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami. Kjo sfidë luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00. Drita e Bogovinës është në seri të mirë në kampionat dhe në një atmosferë të mirë shkon për në Kratovë në duelin me Sileksin. Drita humbi ndeshjen e parë në Bogovinë 1:2 dhe tani duhet të mundohet mirë për të përmbysur këtë rezultat. Edhe pse do jetë e vështirë, optimizmi egziston dhe bogovinasit besojnë në befasi. “Natyrisht se besojmë në kualifikim në gjysmëfinale. Respektojmë Sileksin që na shkaktoi shumë telashe në ndeshjen e parë, kur na mundi në fushën tonë, por pse mos të bëjmë edhe në të njëjtën në transfertë?! Pres ndeshje të vështirë, por jam optimist se ne mund të përmbysim rezultatin nga ndeshja e parë”, thotë mesfushori strugan i Dritës, Ardit Shaqiri. Metalurgu-Shkëndija është padyshim takimi më interesant edhe në bazë të emrave, por edhe rezultatit në takimin e parë në Tetovë, kur ‘kuqezinjtë’ fituan 1:0. Edhe kjo sfidë luhet në orën 13:00, ndërsa në termin tjetër, të mërkurën por në orën 18:00 do të zhvillohet derbi tradicional ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit. Skuadra nga Shkupi ka rezultat 1:0 nga ndeshja e parë në Manastir dhe me të drejtë llogaritet si favorit i madh për kualifikim në gjysmëfinale. Mirpëo Peliseteri refuzon të dorëzohet para kohe dhe paralajmëron luftë të ndershme deri në fund. “Nuk do të kisha dashur të parashikoj rezultat, pasi nuk është e falemenderueshme. Respektojmë Pelisterin, rezultati nga ndeshja e parë është epërsi për ne, por nuk besoj se kjo na garanton qetësi. Le të ndodhë cka të dojë, vetëm të nxjerim rezultat që Vardarin ta kualifikojë në raundin tjetër”, tha mesfushori i Vardarit, Ostoja Stjepanoviq.

Ndeshjet e kthimit çerekfinale
(E mërkurë, ora 13:00)
Metalurg-Shkëndija (0-1)
Renova-Teteks (0-0)
Sileks-Drita (2-1)
Vardar-Pelister (ora 18:00) (1-0)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *