Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, Vardari fiton në Manastir

Kupa e Maqedonisë, Vardari fiton në Manastir

90-të minuta interesante, me raste në të dyja palët, vendimtar ishte goli i Petrovit në minutën e 79-të, që Vardarit i sjell epërsi të madhe para ndeshjes së kthimit në Shkup.

Kampioni në fuqi i Maqedonisë, Vardari i Shkupit, ka shënuar fitore 1:0 përballë Pelisterit në Manastir, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, e cila ishte shtyrë për shkak të implementimit të futbollistëve të Vardarit në kombëtaren e Maqedonisë. 90-të minuta interesante, me raste në të dyja palët, vendimtar ishte goli i Petrovit në minutën e 79-të, që Vardarit i sjell epërsi të madhe para ndeshjes së kthimit në Shkup. Ky takim u zhvillua pa praninë e tifozëve mysafirë, të cilëve u ndalua udhëtimi, pas kërkesës së sektorit të punëve të brendshme të Manastirit, që s’garantonte siguri. Tre duelet e para të çerekfinales së Kupës u zhvilluan më 14 tetor dhe në të njëjtat Shkëndija mundi 1:0 Metalurgun, Teteksi dhe Renova barazuan pa gola, ndërsa Drita humbi 1:2 nga Sileksi. Ndeshjet e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në program janë më 21 nëntor.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *