Home / Lajme / Maqedoni / Kurora lulesh u vendosën pranë bustit të Mehmet Pashë Derallës

Kurora lulesh u vendosën pranë bustit të Mehmet Pashë Derallës

30 nëntor-“Memet Pashë Deralla mori pjesë në korrik të vitit 1912 në bisedimet shqiptaro-turke dhe ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës. Mehmet Pashë Deralla mori pjesë në të gjitha kryengritjet shqiptare dhe poashtu më 12 gusht të vitit 1912 pas çlirimi të Shkupit, përkrah Isa Boletinit Idriz Seferit, Bajram Currit të prirë nga ideologu dhe truri i lëvizjes kombëtare Hasan Prishtina”, tha Memet Prishtina”, tha Mehmet Prishtina.

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi, së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Agim Çeku dhe ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejkun, sot në fshatin Gradec, kanë vendosur kurora lulesh tek bust i Memet Pashë Derallës.

Manifestimi është organizuar nga Komuna e Vrapçishtit në kuadër të manifestimeve për shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Berat Deralla, nip i Memet Pashë Derallës tha se “28 nëntori i vitit 1912 shënoi një kthesë të madhe historike për popullin shqiptar, sepse iu krijuan kushtet e reja politike për të qenë baras me popujt e tjerë evropianë. Ministri i parë i luftës ishte arkitekt i shtetit të parë shqiptar dhe lirisht mund të potencojmë se aritja e tanishme e anëtarësimit në NATO është meritë e themeluesit të saj Mehmet Pashë Deralla dhe shefi i shtabit Ali Shefqet Shkupi”.

Memet Prishtina, nip i Hasan Prishtinës në manifestim tha se ne sot po e vazhdojmë festën këtu në shenjë përkujtimi për gjeneralin e madh dhe ministrin e parë të luftës në Qeverinë e parë shqiptare, Mehmet Pashë Derallën.

“Memet Pashë Deralla mori pjesë në korrik të vitit 1912 në bisedimet shqiptaro-turke dhe ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës. Mehmet Pashë Deralla mori pjesë në të gjitha kryengritjet shqiptare dhe poashtu më 12 gusht të vitit 1912 pas çlirimi të Shkupit, përkrah Isa Boletinit Idriz Seferit, Bajram Currit të prirë nga ideologu dhe truri i lëvizjes kombëtare Hasan Prishtina”, tha Memet Prishtina”, tha Mehmet Prishtina.

Ambasadori i Shqipërisë në vend Arben Çejku tha se Shqipëria është krenare që ushtria të cilën e themeloi Mehmet Pashë Deralla, sot është anëtare e NATO-s.

Pas këtij manifestimi u mbajt edhe akademi përkujtimore për Mehmet Pashë Derallën, në të cilën morën pjesë tri delegacione ushtarake, nga Kosova Shqipëria dhe Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *